Asistenti Microsoft 365 Copilot AI do të jetë i disponueshëm nga data 1 Nëntor për konsumatorët Microsoft 365 për disa plane biznesi dhe enterprise.
Por asistenti nuk do të vijë falas si pjesë e paketës. Përkundrazi përdoruesit duhet të paguajnë 30 dollarë në muaj për përdorues për të pasur qasje.
Bizneset përmes Copilot mund të bëjnë përmbledhje dokumentesh apo të shkruajnë e-maile. Gjithashtu mund të krijojë projekt Word duke përdorur informacione nga dokumente të tjera si dhe të përmbledhë pikat kryesore të një bisede pune në Teams.
Debutimi i Copilot vjen pasi Google lançoi mjetet e saj AI quajtur Duet AI, në Google Workspace, analogu i Microsoft 365.
Google kërkon gjithashtu 30 dollarë në muaj për shërbimin dhe ofron funksionalitete të ngjashme me Microsoft. /PCWorld Albanian