Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Sipas njoftimit, zhvillimet në dialog kanë qenë temë themelore e diskutimit të Presidentes me Chollet dhe Escobar, shkruan teve1.info
“Theksova rëndësinë e një qasjeje parimore për zbatimin e plotë dhe të balancuar të marrëveshjeve dhe se roli i ShBA-së është kyç për të përfunduar procesin, duke i hapur rrugë njohjes reciproke”, ka shkruar Osmani.
Osmani po qëndron në New York ku po mbahet Sesioni i 78 i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.