Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E mërkurë, 4 Tetor
TË FUNDIT:
  • Elvis Pupa ka dy fjalë për reagimin e Albano Bogdos
  • Tregtarët shmangin pagesat me kartelë për t’i ikur provizionit
  • Spasovski: Mickoski nuk mund ta kuptojë se si është të kesh qëndrim
  • Pakistani detyron 1.7 milion afganë të largohen nga shteti
  • “Shitje të armëve”- Prokuroria e Beogradit del me njoftim për Radojiçiqin, tregon për çka po hetohet
  • Tetovë, nuk ka kushte për personat me nevoja të veçanta
  • Moti sot në Maqedoninë e Veriut
  • Polonia dhe Republika Çeke forcojnë kontrollet kufitare
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

Racizëm në Gjermani, sintit dhe romët kudo në rrezik

Press Online19 Shtator, 2023 GLOBI
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

A janë shumë apo pak 621 incidente me sfond anticigan të regjistruara në një vit?

Qendra e Raportimit dhe Informimit të Anticiganizmit  (MIA) nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet kësaj pyetjeje deri në vitin 2024. Sepse deri tani është përpiluar vetëm raporti i parë. Në ndryshim nga inventarizimi i Komisionit të Pavarur për Anticiganizmin i publikuar në vitin 2021, forma e re e raporteve planifikohet çdo vit.

“Në këtë mënyrë Ministria e Punëve të Brendshme nxjerr dritë në atë që është ende një fushë shumë e madhe e errët e krimeve dhe incidenteve anticigane”, shkruan në parathënie kryetari i Këshillit Qendror të Sintit dhe Romëve Gjermanë, Romani Rose. Dhe qendra e raportimit e mbështetur nga Ministria e Familjes nuk e shmang përdorimin e fjalëve diskriminuese në dobi të një kuptimi më të mirë.

Pse në raportin e MIA-s del fjala “cigan”

“Në raportin tonë ne përdorim termin “cigan” në disa vende. Ky term anticiganist ka shkaktuar shumë vuajtje, dhunë dhe përjashtime deri më sot. Prandaj ne e përdorim termin sa më pak të jetë e mundur dhe vetëm në thonjëza”, shpjegon ekipi i MIA-s. Thonjëzat synojnë të shprehin se ky term dhe idetë dhe paragjykimet anticigane që fshihen pas tij janë një konstruksion i shoqërisë shumicë, thuhet më tej.

“Mësuesja rri e vështron”

“Termi përdoret ende në shumë nga incidentet që ne dokumentuam dhe për fat të keq përshkrimi i këtyre sulmeve fizike dhe verbale anticigane nuk është i plotë, nëse e shmangim përdorimin e këtij termi.”

Një shembull konkret është përshkruar në raportin e MPB-së: “Një nxënëse e quan shoqen e klasës  “cigane e pistë” , e tërheq zvarrë për flokësh në oborrin e shkollës, asaj i grisen pantallonat, i gjakosi gjuri, dhe mësuesja rri e vështron. E në fund  i thotë vajzës 12-vjeçare të prekur: Mos e bëj kaq të madhe!

Disa raste përfundojnë në statistikat e policisë

Të gjitha rastet e diskriminimit apo dhunës janë anonime. Shumë raporte vijnë drejtpërdrejt nga personat e prekur, disa janë të dokumentuara gjithashtu në burime zyrtare si statistikat e Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA) për krimet e motivuara politikisht (PKM). Këtu përfshihet edhe rasti i vetëm i dhunës ekstreme i shënuar në raportin vjetor të MIA-s për vitin 2022, i cili ka ndodhur në Landin e Zarës (Saarland).

“Një grup njerëzish u ofenduan fillimisht në mënyrë anti-cigane nga persona që ishin në dy makina që kalonin pranë dhe më pas u qëlluan me pistoletë me ajër të ngjeshur. Pati disa lëndime. ”

Romani Rose ankohet për rritje të ekstremizmit të djathtë

Raporti i MIA-s tregon qartë për rreziqet e rritjes së nacionalizmit dhe ekstremizmit të djathtë, i cili sërish po shfaq agresion dhe dhunë ndaj sintëve dhe romëve, hebrenjve dhe pakicave të tjera, shkruan në parathënie Romani Rose. Kryetari i Këshillit Qendror të Sintëve dhe Romëve thotë se ende “mungojnë njohuritë për mekanizmat e anticiganizmit” në shoqëri.

Kjo formë racizmi është “një dukuri e trishtuar e përditshme jo vetëm në rrugë, por edhe në institucione zyrtare”, thuhet në raport. Çdo rast i pesti i regjistruar ka lidhje me kontaktet me autoritetet shtetërore: “Një qendër punësimi kërkon të njëjtat dokumente dhe fatura disa herë dhe kërkon dokumente që familja e prekur nuk e kupton se pse po i kërkohen. Si pasojë familjes rome i është pezulluar përfitimi deri në sigurimin e dokumenteve përkatëse. Nëna thotë se punonjësi i qendrës së punës e di që janë romë dhe i trajton më keq për shkak të kësaj.”

Ku fillon diskriminimi institucional?

Është e vështirë të gjykosh nëse ka dashje në raste të tilla apo jo. Këtë e pranon edhe ekipi i MIA-s: “Në bazë të raporteve të rasteve individuale, nuk është gjithmonë e mundshme të dallohet diskriminimi nga praktikat institucionale dhe se deri në çfarë mase sjellja e një individi ka efekt në rritjen e diskriminimit”.

Në një rast nga viti 2021 nuk ka dyshim që kemi të bëjmë me  diskriminim të qëllimshëm apo shkelje të ligjit kundër  diskriminimit: Një sinto njëmbëdhjetë vjeçar kontrollohet nga policia në një kontroll rutinë. I gjendet një thikë e vogël e palosshme dhe për këtë shkak atij i vihen prangat dhe futet me forcë në makinën e policisë dhe dërgohet në komisariat.

Dy policë u dënuan

Ata e shpërfillën moshën e djalit dhe ai nuk u lejua t’i njoftonte prindërit. Pasi e morën në pyetje për gjysmë ore, e lanë të lirë. Familja  i denconcoi zyrtarët përgjegjës dhe e fitoi gjyqin në vitin 2022. Policët u dënuan me një gjobë me nga  3.600 euro për privim lirie. /DW


Top Channel

Artikulli i mëparshëmPresidenti Begaj në Forumin e OKB-së: Shqipëria është në rrugën e zhvillimit të përshpejtuar
Artikulli tjetër Moti në Maqedoninë e Veriut

Lajme të ngjashme

GLOBI 4 Tetor, 2023

Pakistani detyron 1.7 milion afganë të largohen nga shteti

GLOBI 4 Tetor, 2023

Polonia dhe Republika Çeke forcojnë kontrollet kufitare

GLOBI 4 Tetor, 2023

“Skenë apokaliptike”/ Autobusi bie nga mbikalimi, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur në Itali

GLOBI 4 Tetor, 2023

Zelensky: Kharkiv duhet të mbajë të fortë Ukrainën lindore

GLOBI 4 Tetor, 2023

Tragjedia me dhjetëra të vdekur në Itali/ Bashkia e Venecias në zi

GLOBI 3 Tetor, 2023

Në gjendje të dehur, ushtari ukrainas vret dy kolegët dhe tenton të arratiset nga vendngjarja

SHOWBIZ

Elvis Pupa ka dy fjalë për reagimin e Albano Bogdos

Këto tre emra përfliten si banorët e parë të “BBVK”!

Jo, nuk është Kiara! Për Luizin, kjo vajzë është ‘diva e bukurisë’

TË FUNDIT

Elvis Pupa ka dy fjalë për reagimin e Albano Bogdos

4 Tetor, 2023

Tregtarët shmangin pagesat me kartelë për t’i ikur provizionit

4 Tetor, 2023

Spasovski: Mickoski nuk mund ta kuptojë se si është të kesh qëndrim

4 Tetor, 2023

Pakistani detyron 1.7 milion afganë të largohen nga shteti

4 Tetor, 2023

“Shitje të armëve”- Prokuroria e Beogradit del me njoftim për Radojiçiqin, tregon për çka po hetohet

4 Tetor, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.