Nuk mund të flitet për sukses, duhet mobilizim

featured

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës sot mbajti mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje KE analizoi rrjedhën e garave në të gjitha rangjet dhe kategoritë me konstatimin se garat po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë dhe deri më tash vërehet me ngritje të cilësisë, shtim në organizim dhe rivalitet sportiv.

Ky komitet analizoi edhe paraqitjet e kombëtares A të Kosovës, ku në dy ndeshjet e shtatorit barazoi me Zvicrën dhe pësoi humbje me Rumaninë.

“KE analizoi paraqitjet e ekipeve të Kombëtares “A” dhe asaj U21, që nuk mund të flitet për ndonjë sukses, por që duhet një konsolidim i tyre në vazhdim”.

“KE shqyrtoi dinamikën e riorganizimit e licencimit të Lidhjeve Rajonale të Futbollit (LRF) e ku u tha se nevojitet strukturimi dhe organizim i tyre profesional e sportiv në harmoni me Aktet Normative të FFK-së dhe nevojat që i shtron koha si domosdoshmëri për zhvillimin e futbollit të Kosovës”.

“KE mori vendim që të vazhdohet me investimet dhe punimet në selinë e FFK-së, në Kampin Nacional në Hajvali dhe Obiliq”.

Nuk mund të flitet për sukses, duhet mobilizim
|