Një mesazh për…? Postimi i parë i Encës pas lirimit nga burgu

featured

Këngëtarja Enca Haxhia ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga burgu, ku u arrestua për kultivim të bimëve narkotike.

Më 12 shtator këngëtarja u vu në pranga, pasi në banesën e saj u gjetën 5 vazo me rrënjë kanabisi sativa, më konkretisht në verandën e shtëpisë.

Pas daljes nga qelia, Enca i është rikthyer edhe rrjeteve sociale.  Në “Instastory” postoi një zemër të kuqe, si një mesazh mirënjohës për personat që e besuan dhe e mbështetën në këtë periudhë aspak të këndshme për të.


Këngëtarja u arrestua disa ditë më parë pasi iu gjetën 5 vazo me kanabis në banesë. Në dëshminë e saj para grupit hetimor, Enca tha se kanabisin e kishte për përdorim vetjak. Përveç saj, Policia shoqëroi në komisariat edhe të dashurin e saj.

Një mesazh për…? Postimi i parë i Encës pas lirimit nga burgu