Ditë më parë ka qenë Mozzik që ngriti dyshimet se Getinjo është arrestuar. ‘’Free Geti, shihemi së shpejti vëlla ishalla’’, ka shkruar ai, postim të cilin e mohoi më pas,…
Ditë më parë ka qenë Mozzik që ngriti dyshimet se Getinjo është arrestuar.
‘’Free Geti, shihemi së shpejti vëlla ishalla’’, ka shkruar ai, postim të cilin e mohoi më pas, kur lajmi u përhap kudo.
Lidhur me këtë ngjarje nuk ka pasur ndonjë reagim tjetër pasi Getinjo nuk figuron më as në rrjetin sociale Instagram aty ku llogaria e tij është e mbyllur për momentin.

Ish e dashura e reperit, Vivien Thano në një prononcim për Indeksonline ka mohuar se Geti është arrestuar.
“Jo, nuk është e vertete që është arrestuar”, ka thënë ajo shkurt duke mos dhënë asnjë detaj më tepër nëse kanë rregulluar raportet mes tyre apo vazhdojnë të ndarë.
