Ish-zëvendësministri i Tregtisë, ekonomisti Edison Jakurti ka sugjeruar ndërhyrjen e shtetit në çmimet e derivateve të naftës.
Ai ka thënë se parashikimet janë se rritja e çmimeve të derivateve do të vazhdojë edhe më tutje në tregjet ndërkombëtare, si dhe në Kosovë.
Por ai ka thënë se ekziston mundësia që shteti të ndikojë në çmimet brenda vendit.
“Çmimet e derivateve në bursat ndërkombëtare janë rritur dhe parashikimet janë që do të vazhdojë rritja. Gjatë 3 muajve të fundit, çmimet e naftës së papërpunuar janë rritur për rreth 25%. Kjo rritje është reflektuar edhe në Kosovë. Përderisa Kosova nuk ka asnjë mundësi të ndikojë në çmimet që janë në tregjet ndërkombëtare, ekzistojnë mundësi për të ndikuar në çmimet brenda shtetit”, ka shkruar Jakurti në Facebook.
“Sepse as COVID-19 nuk kishte filluar në Kosovë, por edhe në Kosovë ishin ndërmarrë masa për parandalimin e përhapjes së tij”, ka thënë ai.