Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E mërkurë, 4 Tetor
TË FUNDIT:
  • Nis hetimi për aksidentin me autobus në Venecia, të vdekur një i porsalindur dhe dy fëmijë të mitur
  • E hoqi nga Instagrami, Selena Gomez tregon nëse ka mosmarrëveshje me Dua Lipën
  • Ia vodhi paratë babait, arrestohet një person në Malishevë
  • Qytetarët të zemëruar: Të njëjtat produkte, por çmim të ndryshëm “të garantuar” nga dyqani në dyqan
  • Liga e Kampionëve vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së dytë, vëmendja në Gjermani dhe Angli
  • Departamenti amerikan i Shtetit: Kemi vërejtur disa tërheqje të forcave serbe nga kufiri me Kosovën
  • Për Luizin ka vetëm një divë bukurie shqiptare dhe jo, nuk është Kiara (Foto)
  • Çfarë ndodh pas shkarkimit të kreut të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy?
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

Informatizimi, 30% e punonjësve përdorin kompjuterin si mjet kryesor të punës

Press Online19 Shtator, 2023 TEKNOLOGJI
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Përdorimi i teknologjisë në bizneset shqiptare po përparon ngadalë.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se gjatë vitit të kaluar, vetëm 20% e të punësuarve kanë kompjuterin mjetin kryesor të punës.

Të dhënat tregojnë se ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar që kanë përdorur kompjuter me akses në internet për qëllime pune gjatë vitit 2023, përfaqësojnë 99,1% të ndërmarrjeve, nga 98,7% që rezultuan në vitin 2022.

Gjatë vitit 2023, përqindja e ndërmarrjeve të cilat kanë specialistë të fushës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është 28,4%, nga 26,3% që rezultoi në vitin 2022.

Të punësuarit që kanë përdorur kompjuter me akses në internet për qëllime pune përbëjnë 29,9% të të punësuarve gjithsej të ndërmarrjeve, nga 29,2% që rezultuan në vitin 2022.

Përqindja më e lartë e të punësuarve që përdorin kompjuter me akses në internet vërehet në aktivitetin e informacionit dhe komunikimit me 72,3%, e ndjekur nga aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 64,9% dhe shërbimet administrative dhe mbështetëse me 56,3%.

Në vitin 2023, ndërmarrjet me 250+ të punësuar përdorin 100% kompjuter me akses në internet. Në këtë grup ndërmarrjesh, 31,6% e të punësuarve përdorin kompjuter me akses në internet.

Në vitin 2023, 99,1% e ndërmarrjeve ka përdorur lidhje fikse në internet, e cila përfshin lidhjet e tipit ADSL, SDSL, VDSL, fibër optike (FTTP), teknologji kabllore, etj nga 99,0% që rezultuan në vitin 2022.

Përqindja e ndërmarrjeve që kanë pasur shpejtësinë e shkarkimit të informacionit më të lartë se 30 Mbit/s është 83,5% nga 63,0% që ishte në vitin 2022, ndërsa përqindja e ndërmarrjeve me mbi 100 Mbit/s është 36,7%.

Në vitin 2023, 14,8% e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara, faqeve të internetit e-commerce dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për tregti të produkteve. Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit me 31,7%, pasuar nga akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit me 30,7% dhe shërbime administrative dhe mbështetëse me 25,7%.

Media sociale (Facebook, Linkedln,Twitter, Youtube, Pinterest etj.) është përdorur nga 80,5% e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet, nga 77,5% që rezultoi në vitin 2022.

Në vitin 2023, shërbimet cloud të cilat i referohen shërbimeve që përdoren në internet për të aksesuar programe kompjuterike, kapacitete ruajtëse, etj janë përdorur nga 22,9% e ndërmarrjeve që kanë akses në internet.

Në vitin 2023, ndarja automatike e informacionit brenda ndërmarrjes, e cila përdoret për planifikimin dhe menaxhimin e burimeve të ndërmarrjes, duke ndarë informacionin midis fushave të ndryshme funksionale është përdorur nga 38,8% e ndërmarrjeve.

Aplikimi i software-it për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët (CRM) i cili ndihmon lehtëson komunikimin me klientin dhe ndihmon në gjurmimin e interesave të klientëve, etj është përdorur nga 25,2% e ndërmarrjeve gjatë vitit 2023. /Monitor

Artikulli i mëparshëmElita Rudi tregon a do jetë në Big Talk II
Artikulli tjetër Arrestohet zyrtari i ATK-së, dyshohet se ia liroi pronat një biznesi

Lajme të ngjashme

TEKNOLOGJI 3 Tetor, 2023

“Dritë në studimin e elektroneve”, tre shkencëtarë fitojnë Nobelin e Fizikës

TEKNOLOGJI 3 Tetor, 2023

Si mund të tregoni nëse një avion ka një emergjencë, në rrjetin FlightRadar (fotot)

TEKNOLOGJI 3 Tetor, 2023

Netflix bën lëvizjen surprizë që do të zhgënjejë përdoruesit

TEKNOLOGJI 3 Tetor, 2023

Interneti fiks në Shqipëri po adoptohet me ritme të shpejta, tejkalon 600 mijë përdorues

TEKNOLOGJI 3 Tetor, 2023

Adriatiku dhe Joni me i ngrohtë, temperaturat e ujit shënuan rritje 

TEKNOLOGJI 3 Tetor, 2023

Ekzekutivi famëkeq i FTX Sam Bankman-Fried del sot përpara gjykatës

SHOWBIZ

E hoqi nga Instagrami, Selena Gomez tregon nëse ka mosmarrëveshje me Dua Lipën

Për Luizin ka vetëm një divë bukurie shqiptare dhe jo, nuk është Kiara (Foto)

Elvis Pupa ka dy fjalë për reagimin e Albano Bogdos

TË FUNDIT

Nis hetimi për aksidentin me autobus në Venecia, të vdekur një i porsalindur dhe dy fëmijë të mitur

4 Tetor, 2023

E hoqi nga Instagrami, Selena Gomez tregon nëse ka mosmarrëveshje me Dua Lipën

4 Tetor, 2023

Ia vodhi paratë babait, arrestohet një person në Malishevë

4 Tetor, 2023

Qytetarët të zemëruar: Të njëjtat produkte, por çmim të ndryshëm “të garantuar” nga dyqani në dyqan

4 Tetor, 2023

Liga e Kampionëve vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së dytë, vëmendja në Gjermani dhe Angli

4 Tetor, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.