Avokati i një prej edukatoreve të çerdhes “Gëzimi ynë”, Bajram Zogiani, ka hedhur poshtë akuzat ndaj edukatores ku thuhet se ka përdorur dhunë.
Zogiani tha se rasti nuk është siç shihet, dhe se sipas tij është hipërbolizuar fillimisht nga mediat e më pas nga familjarët.
Ai teksa mohoi akuzat për keqtrajtim, shtoi se qëllimi i edukatorës ishte mbrojtja e fëmijës.
“Unë jam avokat i Naime Musa, intervistimi ka zgjat 40 minuta, kjo çështje është duke u zmadhuar së tepërmi, së pari nga mediet e më pastaj nga prindërit”, tha Zogiani.
Zogiani mes tjerash tha se mësuesja po akuzohet për sjellje jo të mirë, mirëpo e njëjta është punëtore në atë institucion që 24 vite dhe nuk ka qenë në asnjë procedurë gjyqësore.
“Unë i kam shikiar pamjet dhe ajo fillimisht është ndalesë që mos të dalë jashtë dhe nuk ishte duke e përballuar vendosjen në çerdhe. Ajo është vetëm një ndalesë e cila i është bërë fëmijës në mënyrë që mos të dalë nga objekti pasi që ai është në adaptim një mujor, është që 15 ditë i vendosur në ccerdhe dhe nuk po e përballon vendosjen në ccerdhe. Nuk ka qenë tërheqje zvarrë, vetem një ndalesë. Vendimi nuk dihet ende, pritet”, ka shtuar ai.
Tutje, avokati tha se vendimi nuk dihet ende, nuk janë të ndaluara as të arrestuara dhe se po presin përgjigje nga prokurori.