Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E shtunë, 23 Shtator
TË FUNDIT:
  • Raportohet se SHBA-ja do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë
  • Ka dalur nga shtëpia tre ditë më parë, babai raporton të zhdukur djalin
  • Jori Delli nuk ndal pozat romantike me të dashurin – FOTO
  • Grabitet postieri në Pejë, hajni i vjedhi rreth 2000 euro
  • ​Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqet e paraqitura nga AI
  • Grubi: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci jetojnë ndër ne me heroizmin dhe atdhedashurinë që e lanë amanet
  • Ronaldo respekton Arabinë Saudite, shfaqet me veshjet e tyre tradicionale!
  • Ky është personi që vdiq në QKUK pas plagosjes në Rahovec, ishte veteran i UÇK-së
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

Befason Milaim Zeka: Konfliktin në Bruksel e solli Kurti! Sjellje arrogante ndaj Borrell, e quajti gënjeshtar

Press Online19 Shtator, 2023 RAJON
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Analisti Milaim Zeka i ftuar në Top Talk dha disa informacione befasuese, ku u shpreh se konflikti në Bruksel, më 14 shkurt, erdhi nga Albin Kurti, pasi kryeministri i Kosovës e ka quajtur zyrtarin e lartë të BE-së, Josep Borrell gënjeshtar.

“Unë isha në SHBA dhe dje jam kthyer nga andej dhe bëra një shkrim, dhe “top diplomatë amerikanë” më shpjeguan se i gjithë konflikti në Bruksel ka ardhur si rezultat i arrogancës së Albin Kurtit, i cili e kishte quajtur Borrell-in, zyrtarin e lartë të BE-së, gënjeshtar dhe Borrell është ngritur në këmbë dhe e ka ndërprerë takimin. Prandaj edhe Kurti doli para gazetarëve me dy orë vonesë”, u shpreh Zeka.

Milaim Zeka tregon se Kurti i ka propozuar dy ndërmjetësuesve të lartë një dokument, të cilët ata e kanë refuzuar, duke i thënë se të njëjtën gjë kanë bërë edhe me Serbinë.

Kurti duke u treguar mosbesues u ka kërkuar që ta shohë dokumentin e propozuar nga Serbia, thotë Zeka. Pasi ky dokument u vonua, Kurti akuzoi Josep Borrell se një dokument i tillë nuk ekzistonte por po përgatitej tani.

“Kur Borrell dhe Lajçak e paraqitën planin e punës, të takimit të nivelit më të lartë të dy përfaqësuesve serb dhe atij të Kosovës, Albin Kurti i tha Borrell që ‘un kam një dokument propozues’, për këtë që po flet Albin Kurti, që po thotë hera e parë që po e paraqes”, tregon Zeka. “Borrell iu kthye Kurtit dhe i tha: Më fal edhe Serbët na ka paraqitur një dokument por ne e kemi refuzuar, prandaj po e refuzojmë edhe dokumentin tuaj.”

“Albini i tha Borell, më sillni këtë dokument”, thotë Zeka. “Por çfarë rëndësie ka kur ne e kemi refuzuar. Konsideroje dokumentin serb si inekzistent. Kurti insistoi gjithsesi që ta shihte dokumentin, dhe me qenë se se stafi i dy ndërmjetësuesve ishte larguar dhe po qëndronte vetëm stafi politik, Borrell ishte i detyruar të thërriste stafin nga banesat e tyre që të vinin dhe ta sillnin këtë dokument.”

“Në këtë kohë pauze dy orëshe, Albin Kurti i tha Borell-it dhe Lajçak-ut se ‘nuk është e vërtetë që ju e keni këtë dokument dhe po e përgatisni tani për të më vënë mu në lajthitje’.

Kështu, sipas Zekës, Borrell ka reaguar i nervozuar duke mbyllur takimin trepalësh.

“Borrell i tha: ‘Ju po më akuzoni mua që jam gënjeshtar?’ Dhe në këtë moment u ngrit dhe e mbylli takimin”, tha analisti.

“Kjo është prapaskena që është luajtur nga një njeri i çmendur si Albin Kurti, i cili shkon në Bruksel vetëm për të krijuar përçarje. Unë nuk kam hallin e Albin Kurtit, kam hallin e Kosovës dhe Shqiptarëve. Unë e kam thënë që ne do ta humbin Kosovën kur në krye të vendit do të na vijë dikush që do ta armiqësojë Kosovën me SHBA dhe Be”, u shpreh Zeka në Top Talk.


Top Channel

Artikulli i mëparshëmPresidenti i Brazilit kërkon në OKB ‘përgatitjen e negocjatave për mbylljen e luftës në Ukrainë’ (fotot)
Artikulli tjetër Rikthehen takimet katër minutëshe, ngacmimet e para mes dy konkurrentëve në “Për’puthen”

Lajme të ngjashme

RAJON 23 Shtator, 2023

Ka dalur nga shtëpia tre ditë më parë, babai raporton të zhdukur djalin

RAJON 23 Shtator, 2023

Grabitet postieri në Pejë, hajni i vjedhi rreth 2000 euro

RAJON 23 Shtator, 2023

Ky është personi që vdiq në QKUK pas plagosjes në Rahovec, ishte veteran i UÇK-së

RAJON 23 Shtator, 2023

Parashikimi i motit për sot në Kosovë

RAJON 23 Shtator, 2023

Ja sa po shitet metri i druve këtë vit

RAJON 23 Shtator, 2023

Qytetarët i shohin drutë si alternativë për ngrohje gjatë dimrit

SHOWBIZ

Jori Delli nuk ndal pozat romantike me të dashurin – FOTO

Ronaldo respekton Arabinë Saudite, shfaqet me veshjet e tyre tradicionale!

Saranda në fokus edhe të mediave aziatike, ja çfarë shkruajnë ato!

TË FUNDIT

Raportohet se SHBA-ja do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë

23 Shtator, 2023

Ka dalur nga shtëpia tre ditë më parë, babai raporton të zhdukur djalin

23 Shtator, 2023

Jori Delli nuk ndal pozat romantike me të dashurin – FOTO

23 Shtator, 2023

Grabitet postieri në Pejë, hajni i vjedhi rreth 2000 euro

23 Shtator, 2023

​Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqet e paraqitura nga AI

23 Shtator, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.