Aksidentet e shpeshta në vend

featured

Aksidentet e shpeshta në vend nga ekspertë të komunikacionit po konsiderohen shqetësuese, madje ndër të tjera si faktorë kryesor po konsiderohet edhe marrja e patent-shoferit me të holla dhe dyshimet tek ekzaminerët. Sipas tyre duhet të ketë koordinim mes institucioneve që të hulumtohen shkaqet e këtyre aksidenteve.

E shtuna në Kosovë ishte tragjike.

Në tre raste të ndryshme të aksidenteve në komunikacion, pesë persona humbën jetën si pasojë e lëndimeve dhe dy të tjerë mbetën të lënduar.

E këto aksidente të shpeshta, jo rrallëherë edhe me fatalitet po konsiderohen shqetësuese nga ekspertë të komunikacionit.

Megjithatë sipas ekspertit të komunikacionit, Naser Lajçi duhet të ketë koordinim mes institucioneve që të hulumtohen shkaqet e këtyre aksidenteve.

Mirëpo sipas Lajçit shqetësuese mbesin edhe aksidentet automjet – këmbësor të cilat kohëve të fundit siç thotë ai, po përfundojnë me fatalitet.

Aksidentet gjatë së shtunës ku mbetën të vdekur pesë persona dhe dy të tjerë u lënduar ndodhën në Pejë, Podujevë dhe Graçanicë.

Aksidentet e shpeshta në vend