1. Lajme
  2. SPORT
  3. VIDEO: Japonezi, Take Kubo zhvilloi një super-ndeshje dje kundër Real Madrid-it, “shkolloi” Toni Kroosin dhe krijoi raste me bollëk

VIDEO: Japonezi, Take Kubo zhvilloi një super-ndeshje dje kundër Real Madrid-it, “shkolloi” Toni Kroosin dhe krijoi raste me bollëk

featured

Pritej të haste vështirësi, por Real Madrid nuk vuan aspak largimin e Karim Benzema. Los Blancos treguan se janë të papërmbajtshëm në prag të debutimit në Champions League, për të…

Pritej të haste vështirësi, por Real Madrid nuk vuan aspak largimin e Karim Benzema. Los Blancos treguan se janë të papërmbajtshëm në prag të debutimit në Champions League, për të koleksionuar fitoren e pestë në kampionat.

Real Madrid konfirmoi forcën edhe të reagimit, pasi përmbysi brenda pak minutave 2-1 Real Sociedad. Një duel i zgjidhur në fraksionin e dytë nga ana e lojtarëve të Carlo Ancelottit, për të zhvlerësuar avantazhin e Baskëve që në minutën e 5-të.

Valverde barazoi llogaritë pas pushimit mes pjesëve për të shënuar për 1-1. Një aksion model nga shokët e skuadrës, me mesfushorin që lëshoi një goditje të fortë nga hyrja e zonës.

Vendosja e ekuilibrave shpërfytyroi Sociedad, teksa Joselu shënoi edhe golin e fitores. Pavarësisht fitores, trajneri, Carlo Ancelotti nuk u shfaq optimist.

Pavarësisht humbjes së Sociedad, mesfushori me tipare sulmuese, Take Kubo, tregoi një super-paraqitje kundër ish-ekipit të tij dhe ishte një nga lojtarët më të mirë të ndeshjes.

VIDEO:

VIDEO: Japonezi, Take Kubo zhvilloi një super-ndeshje dje kundër Real Madrid-it, “shkolloi” Toni Kroosin dhe krijoi raste me bollëk
|