1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Nuk na konvenojnë zgjedhjet e reja sepse zhduket opozita

Nuk na konvenojnë zgjedhjet e reja sepse zhduket opozita

featured

Kryeministri Albin Kurti foli në një konferencë për media edhe për mundësinë e zgjedhjeve të reja, të cilat po i kërkon opozita.

Kurti tha se zgjedhjet e parakohshme s’i konvenojnë opozitës, pasi ajo “zhduket”.

“Opozita herë kërkon dorëheqjen time, herë kërkon shkarkimin tim e herë kërkon zgjedhje të parakohshme. Më lejoni t’ju them që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë as qeverisë dhe as opozitës”, tha shefi i qeverisë.

“Opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse i humbë ato, e qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita”, tha Kurti. “Unë jam i interesuar që ta mundim në zgjedhje opozitën, por jo ta zhdukim”.

Nuk na konvenojnë zgjedhjet e reja sepse zhduket opozita
|