Meta filloi testimin e mertaverse Horizon Worlds në ueb dhe mobile

featured

Meta hodhi hapin e radhës drejt arritjes së objektivit madhor për ta bërë Horizon Worlds më të aksesueshëm duke e sjellur në ueb dhe pajisjet mobile.

Kompania prezantoi Super Rumble, lojën e parë nga studioja in-house Ouro Interactive, dhe tashmë është e disponueshme për një numër të vogël përdoruesish mobil përmes aplikacionit Meta Quest në Android.

Gjithashtu do të vijë në javët në vijim në pajisjet iOS ndërsa ata që duan ta luajnë në desktop mund të kërkojnë qasje përmes uebsajtit zyrtar të Horizon.

Kur Meta lançoi lojën e parë First Person Shoot, tha se Super Rumble do të ishte ndër të parat botë që do të bëhen të disponueshme në aplikacionin e ri. Tha se loja do të ishte cross-platform, që do të thotë se njerëzit mund të luajnë me miqtë në mobile, ueb apo pajisje VR.

Në muajt në vijim Meta premtoi më shumë botë reja në metaverse. Duke qenë se secili pajisje ka ndërfaqe të ndryshme, Meta optimizoi kontrollet e lojës për mobile dhe desktop. /PCWorld Albanian

Meta filloi testimin e mertaverse Horizon Worlds në ueb dhe mobile