Luis Rubiales detyrohet të shesë apartamentin luksoz, me vlerë 1.5 milionë euro në Madrid

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Luis Rubiales ka nxjerrë shitje shtëpinë e tij, një apartament luksoz dupleks në qendër të Madridit.  Sipas shtypit spanjol, ish-presidenti i federatës, i cili dha dorëheqjen pas puthjes së diskutueshme…

Luis Rubiales ka nxjerrë shitje shtëpinë e tij, një apartament luksoz dupleks në qendër të Madridit. 

Sipas shtypit spanjol, ish-presidenti i federatës, i cili dha dorëheqjen pas puthjes së diskutueshme që i dha një lojtares pas finales së Kupës së Botës për femra, tashmë ka folur me miqtë e tij më të afërt për shitjen e pronës, e vlerësuar më shumë se 1.5 milionë euro.

Rubiales ka mbetur pa rrogën e tij nga federata (675 mijë euro në vit) dhe nga UEFA (250 mijë euro, po ashtu në vit), ndaj nuk e përballon dot hipotekën e lartë dhe duhet të paguajë edhe për kujdesin për ish-gruan dhe vajzat e tij. Më tej, sipas asaj që u ka thënë më të afërmve, është lodhur duke e pasur çdo ditë shtypin në derë.

Shtëpia është blerë në maj 2021, me hipotekë deri në vitin 2051. Eshtë pronë luksoze, me përmasa 200 m2, e pajisur me elektroshtepiake moderne. Kati i fundit ka një tarracë të madhe 100 metra katrorë dhe pishinë.

Luis Rubiales detyrohet të shesë apartamentin luksoz, me vlerë 1.5 milionë euro në Madrid
|

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *