Hulumtuesit e blockchain thonë se hakerë të lidhur me Korenë e Veriut janë pas vjedhjes së 70 milionë dollarëve nga bursa kripto CoinEx.
Me sei në Hong Kong, CoinEx tha të Martën e kaluar në platformën e medias sociale X, se portofolët të cilët përdoren për të ruajtur kriptoasetet e përdoruesve, janë hakuar.
Ditën e Premte tha se humbjet llogariten në 70 milionë dollarë, ose vetëm një pjesë e vogël e aseteve të përgjithshme.
Firma analitike e blockchain Elliptic tha se një numër faktorësh lënë të kuptohet se sulmi është kryer nga grupi Lazarus. Vetë CoinEx nuk është shprehur në lidhje me autorët e sulmit.
Sipas Elliptic disa prej fondeve të vjedhura nga CoinEx janë dërguar në një portofol i cili është përdorur në të kaluarën nga grupi Lazarus. Fondet u dërguan duke përdorur një “urë” blockchain – një mënyrë e transferimit të parave mes blockchaineve të ndryshme.
Një tjetër firmë blockchain, Chainalysis, tha ditën e Enjte se besonte që Koreja e Veriut fshihet pas sulmit. Që prej muajit Qershor besohet se grupi Lazarus ka vjedhur rreth 240 milionë dollarë. /PCWorld Albanian