1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Gjatë arrestimit të një personi në Gjakovë, lëndohen dy policë

Gjatë arrestimit të një personi në Gjakovë, lëndohen dy policë

featured

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Gjakovë, dhe se gjatë arrestimit të tij dy policë janë lënduar.

I dyshuari kishe rezistuar të arrestohet.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar dhe kanosur zyrtarët policor dhe njëkohësisht gjatë arrestimit ka rezistuar, me ç’rast janë lënduar dy zyrtarë policor dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton Policia.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjatë arrestimit të një personi në Gjakovë, lëndohen dy policë
|