Bashkimi Europian mund të krijojë varësi ndaj Kinës për bateri lithium-ion deri më 2030-ën siç kishte krijuar varësi ndaj Rusisë për energji përpara luftës në Ukrainë.
Një dokument i përgatitur për tu drejtuar liderëve Europian, do të jetë baza e një diskutimi në sigurinë ekonomike të Europës gjatë takimit të liderëve Europianë në Granada të Spanjës më 5 Tetor.
Të shqetësuar nga pesha ekonomike në rritje e Kinës, liderët do të diskutojnë propozimet e Komisionit Europian për reduktimin e rrezikut të një Europe të varur ndaj Kinës dhe për nevojën e diversifikimit drejt Afrikës dhe Amerikës Latine.
Dokumenti thoshte se për shkak të natyrës së burimeve të energjisë së rinovueshme siç është ajo diellore dhe e erës, Europa do të ketë nevojë për mënyra për ruajtjen e energjisë që të arrijë objektivin zero-karbon deri në 2050.
“Kjo do të rrisë kërkesën për bateri lithium-ion, qeliza karburanti dhe elektrolizerëve, kërkesë që do të jetë 10 deri në 30 herë më e lartë në vitet e ardhshme,” thuhej në letrën e përgatitur nga presidenca Spanjolle e Bashkimit Europian.
Ndërsa BE ka një pozitë të fortë në fazat e montimit të elektrolizerëve me më shumë se 50 përqind të tregut botëror, mbështet fuqishëm në Kinë për bateritë lithium-ion dhe qelizat e karburantit për makinat elektrike.
Sipas Komisioni Europian, në 2021, një vit përpara pushtimit Rus të Ukrainës, Europablinte 40 përqind të konsumit të gazit, 27 përqind të karburantit dhe 46 përqind të qymyrit nga Rusia.
Shkëputja nga Rusia rrit çmimet në mënyrë të frikshme dhe si rezultat inflacionin. Por bateritë lithium-ion nuk janë e vetmja hapësirë ku Europa mund të krijojë varësi. Një skenar i ngjashëm mund të përsëritet edhe në teknologji si qendra të dhënash, dronë, sensorë, rrjete transmetimi dhe pajisje për ruajtjen e të dhënave. /PCWorld Albanian