Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë një grua, shtetase e huaj, që ishte e lënduar pas një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Leletiq të Lipjanit.
Ajo ishte lënduar më 5 shtator, rreth orës 07:40, transmeton e Paparaci.
E, sipas njoftimit të sotëm nga Policia, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Lidhur me rastin, viktima femër shtetase e huaj e cila ka qenë në trajtim mjekësor ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.