1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Vdes një person në një aksident komunikacioni në rrugën Llapnasellë

Vdes një person në një aksident komunikacioni në rrugën Llapnasellë

featured

Një person ka vdekur pas lëndimeve të marra në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në rrugën Llapnasellë –Graçanicë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo për teve1.info tha se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Llapnasellë -Graqanicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, një prej tyre nuk kanë arrit të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.

Dy të vdekur në një aksident trafiku në Podujevë

Vdes një person në një aksident komunikacioni në rrugën Llapnasellë
|