1. Lajme
  2. SPORT
  3. Trepça, fituese e Superkupës në basketboll

Trepça, fituese e Superkupës në basketboll

featured

KB Trepça është fituese e Superkupës së Kosovës në basketboll. Minatorët të dielën në Suharekë mposhtën Pejën me shifrat 78:76.

Një ndeshje e tensionuar nga fillimi deri në fund me tifozët e të dy skuadrave që ishin në tribuna.

Në pjesën e parë skuadrat ishin pothuajse të barabarta me mitrovicasit që mbanin një epërsi të lehtë. Kur kishin mbetur më pak se një minutë, loja u ndërpre dhe tifozët mitrovicas u nxorën jashtë.

Pasi u larguan u zhvilluan edhe 58 sekondat e mbetura në pjesën e parë të ndeshjes mes Trepçës dhe Pejës. Në pushim, Trepça ka shkuar me epërsinë prej 40:32.

Pa tifozë, Trepça vuajti në pjesën e dytë, kur Peja në një kohë e mori edhe epërsinë. Pejanët arritën në epërsi prej gjashtë pikësh në një kohë, por që në minutat e fundit u shkri.

Skuadrat u futën në minutën e fundit në barazim prej 76:76, por me pas Drilon Hajrizi realizoi dy pikë nga gjuajtjet e lira dhe i dha fitoren Trepçës.

 

Trepça, fituese e Superkupës në basketboll
|