Real Madrid-i vazhdon me fitore në La Liga, mposht me përmbysje Real Sociedad

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Real Madrid ka arritur fitore me përmbysje ndaj Real Sociedad. Të besuarit e Ancelottit e panë veten në disavantzh pas vetëm 5 minutash lojë, pasi Sociedad shënoi me anë të…

Real Madrid ka arritur fitore me përmbysje ndaj Real Sociedad.

Të besuarit e Ancelottit e panë veten në disavantzh pas vetëm 5 minutash lojë, pasi Sociedad shënoi me anë të Barrenetxea.

’Los Blancos’ kishin raste për të shënuar në pjesën e parë, pot pa arritur të konkretizojnë ato. Me rezultatin 0-1 u mbyll 45 minutëshi i parë.

Real Madrid e filloi furishëm pjesën e dytë, kur Fede Valverde shënoi një eurogol në minutën e 46’të, për të barazuar rezultatin në 1-1.

Sulmuesi spanjoll i transferuar këtë verë te madrilienët, Joselu shënoi në minutë e 60’të për epilogun përfundimtar të ndeshjes, 2-1.

Me këtë fitore, Real Madrid vazhdon ecurinë 100% në kampionat, ku pas 5 ndeshjeve ka grumbulluar 15 pikë dhe pozicionohet në vendin e parë.

Real Madrid-i vazhdon me fitore në La Liga, mposht me përmbysje Real Sociedad
|

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *