1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që goditi për vdekje dy këmbësorë

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që goditi për vdekje dy këmbësorë

featured

Dy këmbësorë u goditën për vdekje të shtunën mbrëma në Ozdrim të Pejës.

Lidhur me rastin është ndaluar një person, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës Shkodran Nikçi, tha për Klan Kosova se ndaj L.E është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.

“Nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale “Rrezikim i trafikut publik” dhe “Mosdhënia e ndihmës pas aksidentit”, tha Nikçi.

Si pasojë e tri aksidenteve që ndodhën të shtunën në Kosovë vdiqën pesë persona.

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që goditi për vdekje dy këmbësorë
|