1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Inspektori i Punës për gjashtë muaj shqipton mbi 600 gjoba

Inspektori i Punës për gjashtë muaj shqipton mbi 600 gjoba

featured

Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi, thotë se gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti ka shqiptuar mbi 600 gjoba.

Nikçi tha se shqiptimi i gjobave është rritur gjatë këtij viti, por sipas tij, gjobat nuk kanë qëllim ndëshkimin e subjekteve, por vetëdijesimin e tyre në raport me respektimin e drejtave të punëtoreve.

“Inspektorati i Punës për shkeljen e dispozitave ligjore për periudhën janar-gusht të vitit 2023 janë shqiptuar 619 gjoba. Nëse e bëjmë krahasimin për periudhën janar-dhjetor të vitit të kaluar ku kemi pasur vetëm 281 gjoba të shqiptuara kjo konsiderohet një rritje e konsiderueshme e numrit të gjobave”.

Kryeinspektori tha se gjobat e shqiptuara janë më së shumti për sektorin e ndërtimtarisë dhe se sipas tij, ky sektor  bënë shkeljen e dispozitave të ligjit për siguri dhe shëndet publik.

“Gjoba që janë shqiptuar për periudhën janar-gusht të këtij viti më së shumti janë shqiptuar në sektorin e ndërtimtarisë dhe konstatoj se ky sektor është ai sektor i cili bënë shkeljen e dispozitave të ligjit, përkatësisht të ligjit për siguri dhe shëndet publikë. Skelet jashtë standardeve, hapësirat e ashensorëve dhe shkallëve të pa rrethuara, gjithashtu pajiset mbrojtëse të punëtoreve të cilat kanë munguar”, tha ai.

Nikçi tha se IP-ja në konkursin e fundit ka arritur që të rekrutojë 18 inspektorë të punës jashtë shërbimit civil dhe 19 inspektorë të punës brenda shërbimit civil, ku sipas tij, shuma totale e inspektorëve të punës arrijnë në 70, raporton EO.

“Aktualisht ne i kemi do të thotë në rekrutimin e fundit që e kemi bërë edhe jashtë shërbimit civil, por edhe brenda shërbimit civil kemi arritur në konkursin e fundit të rekrutojmë 18 inspektor të punës jashtë shërbimit civil, 19 inspektorë të punës brenda shërbimit civil”.

Inspektori i Punës për gjashtë muaj shqipton mbi 600 gjoba
|