1. Lajme
  2. SHOWBIZ
  3. Gruaja e El Chapo-s i rikthehet jetës vanitoze pasi u lirua nga burgu!

Gruaja e El Chapo-s i rikthehet jetës vanitoze pasi u lirua nga burgu!

featured

Lirimi nga burgu ka qenë një çlirim i madh për Emma Coronel, e njohur si e dashura e kreut të kartelit të Sinaloas, El Chapo.

Bukuroshja brune duket se është përshtatur shpejt me jetën jashtë mureve dhe hekurave të qelisë, duke u shfaqur në një festë VIP-ash në Los Angeles së fundmi.

Ish-mbretëresha e bukurisë, e cila u martua me El Chapo kur ishte adoleshente, u dënua me tre vjet burg për trafik droge dhe pastrim parash nga një gjykatës amerikan në nëntor 2021.

Coronel u la e lirë të mërkurën pasi kreu gati dy vjet dënim, por do të jetë nën mbikëqyrje për katër vitet e ardhshme.

Gjatë gjyqit të saj, Coronel mohoi të jetë e përfshirë në biznesin kryesor të kartelit Sinaloa, i cili nën udhëheqjen e bashkëshortit të saj ka trafikuar qindra ton kokainë, heroinë, metamfetaminë dhe droga të tjera në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë gjyqit ajo pranoi se e ndihmoi El Chapo-n të trafikonte të paktën 450 kilogramë kokainë, 90 kilogramë heroinë dhe gati 90,000 kilogramë marihuanë në SHBA gjatë disa viteve.

Gruaja e El Chapo-s i rikthehet jetës vanitoze pasi u lirua nga burgu!
|