1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Dy të vdekur në një aksident trafiku në Podujevë

Dy të vdekur në një aksident trafiku në Podujevë

featured

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës.

Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë, Agron Burovci.

“Sot rreth orës 20:30 në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Dy nga personat e lënduar nuk kanë arrit të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në njoftim.

Me hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti, po merren hetuesit nga Njësiti i trafikut.

Dy të vdekur në një aksident trafiku në Podujevë
|