1. Lajme
  2. SPORT
  3. Dy ndeshje në Superligë, zhvillohen në Klinë dhe Hajvali

Dy ndeshje në Superligë, zhvillohen në Klinë dhe Hajvali

featured

Të dielën do të zhvillohen dy ndeshje të tjera në kuadër të xhiros së pestë në Superligë.

Dukagjini para adhuruesve të vet në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë pret kampionin në fuqi Ballkanin. Vendasit kanë marrë vetëm dy pikë nga katër duele dhe janë në kërkim të fitores së parë, derisa Ballkani ka tre fitore në po aq ndeshje.

Derisa në Kampin Nacional në Hajvali, takohen dy rivalët e vjetër Prishtina dhe Liria. Kryeqytetasit kanë tetë pikë dhe duan të poentojnë pikët e radhës, ndërkohë Liria synon që të shkaktoj befasi ndaj Prishtinës

Dy ndeshje në Superligë, zhvillohen në Klinë dhe Hajvali
|