Alban Hyseni, kryetar i Gjilanuit, ka kërkuar nga asamblistët e të gjithve partive poltiike në Kuvendin Komunal të Gjilanit që të votojnë lokacionin e ri të varrezave të qytetit.
Ai ka treguar se me grupin e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Gjilanit kanë grumbulluar nënshkrime për një seancë të jashtëzakonshme e cila pritet të mbahet të hënën.
Kreu i Gjilanit kërkoi që lokacioni i varrezave të votohet pa dallime partiake.
“Pas grumbullimit të nënshkrimeve të nevojshme për thirrjen e një Seance të Jashtëzakonshme për votimin e lokacionit të ri të varrezave të qytetit, u bëj thirrje publike asamblistëve të të gjitha partive politike të KK-Gjilan, të mobilizohen e të votojnë lokacionin e ri, zgjidhje kjo për 100 vitet e ardhshme. Është koha të veprojmë në të mirë të komunitetit, pa dallime politike”, ka thënë ai.