25 vjet nga rrëmbimi i Xhavit Hazirit nga shërbimi sekret serb

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Më 17 shtator 1998 në Prishtinë nga policia pushtuese serbe rrëmbehet në mënyrë tinëzare dhe zhduket pa gjurmë heroi i kombit Xhavit Haziri.

Xhaviti ishte intelektual, veprimtar, ideolog e organizator me shkathtësi të jashtëzakonshme.
Xhavit Haziri është njëri nga veprimtarët më të devotshëm të çështjes sonë kombëtare.

Ai, qysh nga mosha e hershme rinore u aktivizua në organizatat ilegale që luftonin për çlirim e ribashkim kombëtar, duke qenë njëri nga udhëheqësit më të merituar të strukturave drejtuese të këtyre organizatave.

Intensiteti kulmor i veprimtarisë së tij patriotike, me shembuj konkretë, nga viti 1985 e këndej ishte i pandërprerë derisa e rrëmbyen kriminelet e UDB-ës serbe.

Kontributi i tij në rritjen e shkallës së rezistencës kundër pushtuesve dhe organizimin e kryengritjes ishte i madh.

Xhavit Haziri u shpall “Hero i Kosovës” për kontributin e tij ndaj atdheut më 26 nëntor të vitit 2010 nga Jakup Krasniqi, ish-ushtrues i detyrës së Presidentit të Kosovës.

Ai tashmë i përjetësuar në bronz i bënë roje lirisë së atdheut.

25 vjet nga rrëmbimi i Xhavit Hazirit nga shërbimi sekret serb
|

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *