Këshilltari politik në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Burim Maraj, ka përshëndetur kauzën e nisur për muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.
Ai ka falënderuar Komunën e Prishtinës, përkatësisht Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Trafikun Urban për bashkëpunimin në kauzën “Race for the Cure Prishtina”.
Maraj ka njoftuar se në përkrahje të kësaj fushate, gjatë tërë muajit tetor, stafi i Trafikut Urban do te veshë uniforma me ngjyrat e fushatës.
Në të njëjtën kohë, nga pagesa e biletës së autobusëve do të lirohen të gjitha vajzat dhe gratë qe kryejnë mamografinë, shërbim ky që mund të mirret falas në tri QMF të qytetit.
Nga pagesa e autobusëve te qytetit do të lirohen edhe maratonistët që do të marrin pjesë në maratonën “Vrapo për shëndet”.