Shoqërohet në Polici pasi në adresë të tij u dërgua marihuanë dhe ekstazi

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Të premten rreth orës 10:00 në Fushë-Kosovë, një person është shoqëruar në stacionin policor, pasi që në adresë të tij ishte dërguar një pako në të cilën kishte 97 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe 197 tableta substancë narkotike e llojit ekstazi.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, raporton Klan Kosova.

“Fushë Kosovë. 15.09.2023 – 10:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në adresë të tij ishte dërguar një pako në të cilën kishte 97 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe 197 tableta substancë narkotike e llojit ekstazi. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Shoqërohet në Polici pasi në adresë të tij u dërgua marihuanë dhe ekstazi
|

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *