1. Lajme
  2. SPORT
  3. Llapi me fitore bindëse në Drenas

Llapi me fitore bindëse në Drenas

featured

Llapi ka fituar bindshëm në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të shtunën në Drenas, në udhëtim te Feronikeli ’74. Llapi fitoi me rezultatin 3:0.

Ndeshja ishte dramatike në fundin e pjesës së parë. Penalltinë e parë të Muhamet Hysenit të Llapit e priti me sukses Amrush Bytyqi, portieri i Feronikelit ’74, në minutën e parë të shtesës. Ndeshja vazhdoi, por gjyqtari e përsëriti atë pas rishikimit të situatës në VAR, për shkak se portieri Bytyqi nuk kishte qëndruar në vijën e portës, në momentin kur është goditur topi nga sulmuesi i Llapit. Hyseni më pas në minutën e katërt të shtesës shënoi për 1:0, në krahun e kundërt nga tentimi i parë.

Ergyn Ahmeti realizoi supergol në minutën e 49-të pas harkimit të Jose Cobianit, kurse Trimror Selimi, nuk gaboi i vetëm përballë portierit kundërshtar në minutën e 67-të për 3:0.

Llapi me fitore tani ka 10 pikë në pesë ndeshje të luajtura, kurse Feronikeli ’74, që pësoi disfatën e katërt të edicionit, mbetet me vetëm tri pikë.

Feronikeli ’74 në xhiron e ardhshme luan në Prizren te Liria, ndërsa Llapi e pret Gjilanin.

Llapi me fitore bindëse në Drenas
|