Fshati piktoresk italian, aq ‘i poseduar’ sa banorët trembeshin t’i përmendnin emrin (fotot)

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Në zonat malore të Italisë jugore, thuhet se gjendet një fshat aq i mallkuar sa vendasit maten mirë para se t’i përmendin emrin.

Qyteza e Colobraro ka qenë objekt historish ngjarjesh të frikshme si aksidente apo katastrofa natyrore, shkruan rrjeti britanik The Sun, dhe kjo ka bërë që të përdoret tashmë si shembull frike e kërcënimi, edhe pse shpeshherë në mënyrë figurative.

Rrëfenjat nisin prej vitit 1900, kur një avokat prepotent i quajtur Biagio Virgilio, i cili nuk kishte humbur asnjë cështje, bëri një pretendim të fortë.

Në një rast ai tha: “Nëse mendoni se gënjej për këtë që po them, atëherë ky shandelier le të bjerë përtokë”, dhe për habi të të gjithëve abazhuri ra përtokë dhe e la të vdekur.

Prej atëherë Virgilio është bërë simbol i fatit të keq pasi besohet se ka lëshuar një mallkim ndaj vendit.

Por gjërat e frikshme duket se i ndodhin vetëm njerëzve që vijnë aty për herë të parë dhe që besojnë te rrëfenjat e tmerrit.

Legjendat flasin gjithashtu për ato që njihen si “masciare” ose shtrigat në fshat, të cilat thuhet se kanë aftësi super-natyrore dhe shëronin ata që ishin prekur nga mallkimet.

“Shtrigat” përdornin në kurat e tyre kripë, qymyr e ujë me të cilat fërkonin personin, para se ta flaknin ujin në rrugë.

Por kushdo që kalonte në rrugë më pas prekej nga mallkimi.

Bestytni të tilla i atribuoheshin ngjarjeve të këqija në zonë si fatkeqësive apo lindjeve të fëmijëve me defekte, që shkaktonin panik në zonat rreth fshatit.

Por me kalimin e viteve mallkimet duket se prekin vetëm vizitorët.

Banorja e vjetër Elena di Napoli, tha për rrjetin vendas ‘Italian Tribune’: “Sigurisht duke marrë parasysh paraardhësit e mi, une nuk jam e prekur nga mallkimi, nuk e di nëse ekziston ende. Tani gazetat preferojnë ta përmendin për të zbavitur lexuesit e tyre, unë nuk kam besim te to”.

Edhe vendas të tjerë nuk i besojnë nxitjes negative, siç është Matteo, i cili tha për rrjetin BBC: “Don Biagio Virgilio? Sigurisht që e kam dëgjuar! Por për fatkeqësitë, ato i kanë sajuar njerëzit, ai nuk sillte fat të keq”.

Një tjetër aspekt është emri i fshatit që tingëllon si “coluber” që është një tip gjarpri, dhe kjo i shtohet supersticioneve negative.

Por megjithë tregimet e tmerrit vizitorë vijnë çdo verë në fshat dhe vendasit u tregojnë atyre me endje historinë e qytetit, përfshi dhe detajet misterioze të besëtytnive.

Çdo gusht në Colobraro rruga kryesore kthehet në një paradë me shtriga të improvizuara apo njerëz ujq, ndërsa turistëve e vizitorëve u jepen hajmali për t’i mbrojtur nga mallkimet, si aty dhe në vende të tjera që vizitojnë.