1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Zgjedhjet e Kukësit, Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e Bashës merr 2 anëtarë në KZAZ

Zgjedhjet e Kukësit, Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e Bashës merr 2 anëtarë në KZAZ

featured

Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesë-padinë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës për të pasur dy anëtarë në KZAZ-të në zgjedhjet e pjesshme në Kukës më 24 shtator.

Sipas vendimit, Basha ka të drejtën për të propozuar 2 anëtarë në KZAZ dhe 1 anëtar e propozon Partia e Lirisë e Ilir Metës. Ndërkohë, Partia Socialiste do të ketë katër anëtarë në KZAZ.

Partia Demokratike ankimoi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që e konsideroi Partinë e Lirisë si forcë të parë politike opozitare në zgjedhjet për bashkinë e Kukësit, duke i dhënë dy komisionerë. Ndërsa Kolegji Zgjedhor e rrëzoi vendimin e KQZ-së, PD-ja e Bashës kalon si forcë e parë opozitare.

Rikujtojmë se grupi i Bashës nuk do të ketë kandidat të saj zyrtar në zgjedhjet që do të ripërsëriten më 24 shtator në Kukës, por vetëm 2 anëtarë në KZAZ.

Në garë për Bashkinë, janë Partia Socialiste me kandidat Albert Halilajn dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë”, me kandidat Emri Vata.


Top Channel

Zgjedhjet e Kukësit, Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e Bashës merr 2 anëtarë në KZAZ
|