1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Vdes një 58-vjeçar në Suharekë, e zuri traktori me dru

Vdes një 58-vjeçar në Suharekë, e zuri traktori me dru

featured

Një 58-vjeçar është gjetur pa shenje jete nën trupat e drunjve në malet e fshatit Studeqan të Suharekës.

K.B., dyshohet se është rrokullisur me golldon dhe drurët e kanë zënë viktimën.

Vdekjen e viktimës e ka bërë të ditur mjeku i Emergjencës, ku atje është dërguar pa shenja jete.

Kështu njoftoi për teve1.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke u marrë me rastin.

I ndjeri kishte shkuar për të prerë dru në mal, derisa i njëjti nuk është kthyer në shtëpi për një kohë të gjatë. Familjarët e të ndjerit e kanë kërkuar viktimën, por nuk kanë mundur ta gjejnë, derisa të njëjtit më pas kanë kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.

“Ju informojmë se sot me datë 14.09.2023,rreth orës 20:13 policia ka pranuar informatën  se një qytetar nga fshati Studenqan ka shkuar me “golldon”  për të prere dru në malet e fshatit Studenqan të Suharekës dhe deri atëherë nuk ishte kthyer në shtëpi. Familjaret e kanë kërkuar por nuk e kanë gjet, ankuesi ka pritur patrullën e policisë të Stacionit Policor Suharekë dhe së bashku kanë shkuar në kërkim të qytetarit, është informuar Emergjenca gjithashtu. Rreth orës 20:46 personi është gjetur nën trupa te drunjve. Dyshohet se “golldoni”(traktor i vogël) ishte rrokullisur dhe drurët e kane zënë viktimën”, tha Bytyqi./teve1.info/

 

Vdes një 58-vjeçar në Suharekë, e zuri traktori me dru
|