1. Lajme
  2. SPORT
  3. Sioni shkëput kontratën me Balotellin

Sioni shkëput kontratën me Balotellin

featured

Mario Balotelli dhe skuadra zvicerane Sion, kanë shkëputur kontratën e cila ishte e vlefshme deri në vitin 2024.

Lajmi është konfirmuar nga presidenti i skuadrës së Sionit, Christian Constantin.

Sipas mediave italiane, Balotelli ka pranuar t’i bashkohet skuadrës turke Adana Demirspor, te e cila luajti në edicionin 2021/2022.

Te skuadra e Adana Demirsporit është edhe futbollisti i Kosovës, Arbër Zeneli, që u transferua këtë verë nga Reimsi francez.

33-vjeçari Balotelli ka stërvitur në mënyrë individuale qëkur ka nisur kampionati i ri. Balotelli ka shënuar gjashtë gola në 19 paraqitje për Sionin në edicionin e kaluar.

Me Italinë, Balotelli ka zhvilluar 36 ndeshje dhe ka 14 gola në total.

Karrierë ka bërë edhe te skuadra e Manchester Cityt, Liverpoolit, Milanit dhe Interit.

Sioni shkëput kontratën me Balotellin
|