1. Lajme
  2. SHOWBIZ
  3. Pas divorcit, Britney Spears në krahët e punonjësit kriminel

Pas divorcit, Britney Spears në krahët e punonjësit kriminel

featured

Pak kohë pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Sam Asghari, Britney Spears duket se nuk ka humbur kohë dhe ka nisur një romancë të re. Këngëtarja përflitet se është lidhur me punonjësin e shtëpisë së saj, Paul Richard Soliz.

Soliz nuk është në punonjës i thjeshtë, pasi e kaluar e tij përfshin një sërë problemesh të rënda ligjore. Më herët ai është akuzuar për posedim të drogës dhe prishje të qetësisë. Po ashtu në vitin 2004, ai u dënua për posedim metamfetamine të cilën do ta shiste dhe u dënua me 4 vite burg.

Në vitin 2019, ai u arrestua për prishje të qetësisë publike, për të cilën u dënua me burg. Por nuk mbaron këtu!  Saga ligjore e Soliz vazhdoi në dhjetor 2020 kur ai u arrestua për posedim të një arme zjarri si person i ndaluar.

Pas divorcit, Britney Spears në krahët e punonjësit kriminel
|