1. Lajme
  2. SHOWBIZ
  3. Parulla ”Kosova është Serbi”/ Serbët falenderojnë “vëllezërit” rumunë

Parulla ”Kosova është Serbi”/ Serbët falenderojnë “vëllezërit” rumunë

featured

Dy ditë më parë u anulua ndeshja e planifikuar Rumani-Kosovë e vlefshme për Euro 2024 në minutat e saj të para.

Kjo pasi tifozët rumunë hapën një parullë në të cilën shkruhej ”Kosova është Serbi:” një mesazh dhe provokim politik, i cili i ka lënë pak vend UEFA-s.

Teksa kjo çështje është akoma nën hetim nga institucionet e UEFA-s, të cilat duhet të reagojnë me “dorë të hekurt” për një rast të tillë, së fundmi tifozët serb kanë falënderuar ato rumunë për këtë gjest.

Më saktë kanë qenë tifozët e Partizanit të Beogradit të cilët shfrytëzuan një ndeshje basketbolli për të falenderuar rumunët.

“Faleminderit vëllezërve rumunë”, shkruhej në banderolën e tifozëve të Partizanit të Beogradit për atë që ndodhi në sfidën mes Rumanisë dhe Kosovës.

Parulla ”Kosova është Serbi”/ Serbët falenderojnë “vëllezërit” rumunë
|