1. Lajme
  2. GLOBI
  3. Pamje/ Ngjarje e pazakontë, stafi i aeroportit vidhte në çantat e pasagjerëve gjatë kontrollit të sigurisë

Pamje/ Ngjarje e pazakontë, stafi i aeroportit vidhte në çantat e pasagjerëve gjatë kontrollit të sigurisë

featured

Kamerat e sigurisë kanë kapur dy punonjës të  Administratës së Sigurisë së Transportit në aeroport duke vjedhur në çantat e pasagjerëve, gjatë kontrollit të sigurisë, ose të paktën këto janë dyshimet e policisë, e cila tashmë i ka arrestuar oficerët e sigurisë.

Duke përfituar nga fluksi i pasagjerëve ata fusnin duart në çantat e tyre dhe merrnin para dhe sende me vlerë.

Arrestimi i dy oficerëve të kapur nga kamerat e sigurisë u bë në korrik dhe ata po përballen me akuzat për vjedhje, që sipas policisë dyshohet se ka ndodhur ndër vite. Vetë oficerët e sigurisë janë deklaruar të pafajshëm.

Ky konsiderohet një rast i pazakontë, sipas policisë, për faktin se oficerët e kanë ditur që janë 24 orë nën vëzhgim nga kamerat e sigurisë.


Top Channel

Pamje/ Ngjarje e pazakontë, stafi i aeroportit vidhte në çantat e pasagjerëve gjatë kontrollit të sigurisë
|