1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme në Kosovë

Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme në Kosovë

featured

Grupi për Ballkan mban konferencën “Dialogu me Serbinë: Mësime nga e Kaluara për të Ardhmen e Procesit”. Në diskutim marrin pjesë baronesha Catherine Ashton dhe ambasadori Philip Reeker. (Prishtinë, ora 09:30)

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) promovon manualin e gazetarisë “Raportimi i përgjegjshëm për ballafaqimin me të kaluarën” dhe prezanton projektin “Raportimi i i senzibilizuar për konflikt në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut”. (Qendra për Praktikë Narrative, Rr. “UÇK”, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet konferenca e organizatave të shoqërisë civile “Të kuptojmë dobësitë e Kosovës në shëndetësi dhe mjedis”. Fjalën e hapjes e mban ambasadorja Nancy Soderberg, drejtoreshë e Lartë Rezidente, NDI Kosovë. (Prishtinë, ora 10:30)

Mbahet panel diskutimi me temën “Sfidat në sistemin e kujdesit shëndetësor publik të Kosovës”. (Prishtinë, ora 10:40)

Në kuadër të konferencës “Të kuptojmë dobësitë e Kosovës në shëndetësi dhe mjedis” mbahet diskutimi kryesor në lidhje me sfidat e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe Programin për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike. Merr pjesë dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. (Prishtinë, ora 11:30)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), publikon “Doracakun për Nisma Legjislative nga qytetarët”. Merr pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. (Kuvendi i Kosovës, N506, ora 11:30)

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mban protestë kundër ZPS-së dhe EULEX-it, pas bastisjeve të fundit. (Para selisë së EULEX-it, Fushë-Kosovë, ora 12:00)

Mbahet panel diskutimi me temën “Sfidat në zonat e mbrojtura të Kosovës dhe parqet kombëtare”. (Prishtinë, ora  13:15).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban mbledhjen e radhës. (Zyrat e KQZ-së, Rr. “Migjeni”, Prishtinë, ora  13:30)

Në kuadër të konferencës “Të kuptojmë dobësitë e Kosovës në shëndetësi dhe mjedis” mbahet diskutimi në lidhje me sfidat në rritje me vërshimet, shfrytëzimin dhe keqpërdorimet e lumenjve në Kosovë. Merr pjesë dhe ministri i Mjedisit, Liburn Aliu. (Prishtinë, ora 14:15)

Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme në Kosovë
|