Francesco Totti beson se Jose Mourinho e dëshiron atë sërish te Roma dhe ka pranuar se mund të kthehet në skuadër si pjesë e stafit brenda një viti.
Kontrata e Mourinhos me klubin nga kryeqyteti italian skadon në vitin 2024, por Totti shpreson që “Special One” do të qëndrojë te Roma për kohë të gjatë.
“Si trajner, ai është padyshim numri një. Të duhen lojtarë të mëdhenj për të fituar, por një trajner i madh mund të ndihmojë edhe në motivim”, është shprehur Totti në një intervistë dhënë për “Corriere dello Sport”.
Totti ka shënuar 307 gola në 786 paraqitje me Romën.
Ai u bë drejtor sportiv i klubit në vitin 2017 pas pensionimit nga futbolli aktiv, por dha dorëheqje dy vjet më vonë duke e akuzuar trajnerin James Pallotta dhe menaxhmentin e klubit për përfshirje jo të mjaftueshme në vendimmarrje.