Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E mërkurë, 4 Tetor
TË FUNDIT:
  • Mediumi boshnjak: Radoiçiq sivjet vetëm një herë ka shkelur në Bosnjë, s’ka të dhëna se ka blerë armë
  • Deklaratë skandaloze e gazetarit Xhunga: Edhe një mijë Adem Jasharë po të ishin, Kosova do ishte territor i Serbisë
  • Rama: Me ndihmën e Inteligjencës Artificiale do rishohim të gjitha VKM-të
  • Rishikimi i çmimeve të referencës, Ibrahimaj: Për lejet që janë në proces ndërtimi nuk ka ende një rregullim
  • Berisha dhe Bardhi, mbledhje të përbashkët me deputetët demokratë në Kryesinë e Kuvendit
  • Përurohet godina e re e Taksave dhe Tarifave Vendore të Tiranës, Veliaj: Bashkia e Tiranës me numrin më të madh të aseteve publike
  • “Rama po përgatit ‘atentat’ ndaj PD-së”/ Berisha: Po përpiqet t’i caktojë përfaqësuesit opozitës
  • Tenderët me inteligjencë artificiale! Rama takim me biznesin, tregon “surprizën” për hotelet
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

Historia e panjohur e sundimtarit të Egjiptit, me origjinë shqiptare

Press Online15 Shtator, 2023 KULTURA
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Ka historianë që thonë se origjina e Mehmet Aliut (ose Muhamed Ali Pashës), sundimtarit të Egjiptit në shekullin e 19-të, është e paqartë.

Për historianin britanik me origjinë hebraike Simon Sebag Montefiore nuk ka dilemë: Mehmet Aliu ishte shqiptar, i lindur në Kavallë të Greqisë së sotme. Për 15 vjet Mehmet Aliu dominoi rrethanat politike në Lindjen e Afërt dhe pushtoi gati tërë Perandorinë Osmane. Ai u lind më 1770, një vit pas Napoleon Bonapartës.

Nga bashkëkohësit Mehmet Aliu u quajt Napoleoni i Orientit. Të dy, Mehmet Aliu dhe Napoleon Bonaparta, shquheshin si gjeni ushtarakë dhe si strategë tepër ambiciozë. Montefiore e përshkruan Mehmet Aliun si shqiptar mjekërbardhë, që vishej thjeshtë – me turban të bardhë, pantofla të verdha dhe një pelerinë të kaltër me tis të gjelbër.

Me vete bartte përherë një llullë prej ari e argjendi, një metër e gjysmë të gjatë, të stolisur me diamante. Tiparet e fytyrës së tij ishin tatare dhe nga sytë e tij buronte një zjarr i shfrenuar. Si shenjë të pushtetit të tij ai mbante një jatagan.

Mehmet Aliu arriti në Egjipt në çastin e duhur dhe me ushtarët e tij shqiptarë mbështeti osmanët në luftë kundër Napoleonit. Kur u larguan francezët, Mehmet Aliu e shfrytëzoi vakumin e pushtetit dhe mori kështjellën e Kajros. I biri i tij Ibrahimi (disa mendojnë se ishte nipi i tij) e ftoi udhëheqjen e mamelukëve për të marrë pjesë gjoja në një ceremoni ushtarake.

Mamelukët erdhën – dhe Ibrahimi urdhëroi masakrimin e tyre (më 1811). Dy dekada më vonë, më 1830, krerët e Perandorisë Osmane ftuan prijësit shqiptarë në një banket në Manastir, me ç’rast do të arrihej pajtimi mes osmanëve dhe kryengritësve shqiptarë.

Ky ishte një kurth: krerët shqiptarë u masakruan. Në romanin «Komisioni i festës» Ismail Kadare e ka përshkruar këtë ngjarje.

Pas vrasjes së mamelukëve, Sulltani e emëroi Mehmet Aliun guvernator të Kajros. Sipas historianit Simon Sebag Montefiore, Mehmet Aliut i duheshin vetëm katër orë gjumë. Ai thoshte se kishte mësuar të lexojë tek në moshën 45-vjeçare.

Çdo mbrëmje konkubina e tij më e dashur i lexonte nga veprat e Montesquieu dhe Machiavelli. Charles-Louis de Secondat, Baron de La Brède et de Montesquieu (1689-1755) ishte shkrimtar francez, filozof, teoricient i çështjeve shtetërore gjatë periudhës së iluminizmit. Montesquieu konsiderohet pararendës i sociologjisë dhe themelues i shkencës moderne të historisë.

Niccolò Machiavelli (1469-1527) ishte filozof, politikan, diplomat, kronist, shkrimtar dhe poet italian. Kryevepra e tij është «Princi» («Il Principe»). Maksima pragmatike e Machiavellit në këtë vepër është kjo: qëllimi i arsyeton mjetet.

Parakusht për një shtet të fuqishëm, sipas Machiavellit, është aftësia e sundimtarit për të mbrojtur pushtetin e tij me të gjitha mjetet dhe pa marrë parasysh çmimin. Mehmet Aliu duket se e dëgjoi me vëmendje porosinë e Machiavellit, andaj duke u bazuar në modelin europian ai themeloi ushtrinë e Egjiptit të përbërë nga 90 mijë pjesëtarë dhe ndërtoi një flotë të organizuar mirë.

Në fillim Sulltan Mahmuti i II-të me shumë dëshirë e shfrytëzonte ndihmën e armatës efikase të Mehmet Aliut. Kur vahabitët, të prirë nga dinastia e Al-Saudëve, pushtuan Mekën, Sulltan Mahmuti i II-të i kërkoi ndihmë Mehmet Aliut. Shqiptari i përzuri vahabitët nga Meka dhe ia dorëzoi osmanëve imamin e vahabitëve, Abdallah I. ibn Saud. Më 1818 imami i vahabitëve u ekzekutua në Stamboll me heqje koke. /Nga Enver Robelli

Artikulli i mëparshëmKatër skuadra duke kërkuar finalen e madhe
Artikulli tjetër Historia e studentes amerikane që u pranua në Harvard pasi kishte vrarë nënën e saj

Lajme të ngjashme

KULTURA 4 Tetor, 2023

Rikthehet Ermonela Jaho! Masterclass për teknikat fizike të këndimit

KULTURA 3 Tetor, 2023

Të arsimohesh në gjuhën amtare/ Në Gjermani, projekti pilot me 12 shkolla shqipe

KULTURA 3 Tetor, 2023

Hapet Konkursi për mbështetje të projekteve me interes kombëtar dhe publik në kulturë për vitin 2024

KULTURA 3 Tetor, 2023

Tetori i librit! Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit hap “Fjalë pas fjale”

KULTURA 2 Tetor, 2023

Panairi i Mjaltit në Librazhd/ Ekspozohet prodhimi vendas nga 6 mijë koshere

KULTURA 2 Tetor, 2023

Kampionia e parë evropiane nga Shqipëria në ndonjë sport

SHOWBIZ

Këto tre emra përfliten si banorët e parë të “BBVK”!

Jo, nuk është Kiara! Për Luizin, kjo vajzë është ‘diva e bukurisë’

Ç’ndodhi?! Konkurrentja e ‘DWTS’ flet nga spitali për ‘fitoren’

TË FUNDIT

Mediumi boshnjak: Radoiçiq sivjet vetëm një herë ka shkelur në Bosnjë, s’ka të dhëna se ka blerë armë

4 Tetor, 2023

Deklaratë skandaloze e gazetarit Xhunga: Edhe një mijë Adem Jasharë po të ishin, Kosova do ishte territor i Serbisë

4 Tetor, 2023

Rama: Me ndihmën e Inteligjencës Artificiale do rishohim të gjitha VKM-të

4 Tetor, 2023

Rishikimi i çmimeve të referencës, Ibrahimaj: Për lejet që janë në proces ndërtimi nuk ka ende një rregullim

4 Tetor, 2023

Berisha dhe Bardhi, mbledhje të përbashkët me deputetët demokratë në Kryesinë e Kuvendit

4 Tetor, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.