1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. Deutsche Bank do të ruajë kriptoasete të klientëve institucionalë

Deutsche Bank do të ruajë kriptoasete të klientëve institucionalë

featured

Deutsche Bank ka bashkëpunuar me firmën Zvicerane të kriptomonedhave Taurus për të ofruar shërbime ruajte për kriptoasetet e klientëve institucionalë.

Partneriteti do të thotë se Deutsche Bank për herë të parë do të mbajë një numër të kufizuar kriptomonedhash për klientët e saj siç versione të dixhitalizuar të aseteve tradicionale financiare tha një përfaqësues i bankës.

Megjithatë tregtimi i kriptoaseteve nuk është në planet e menjëhershme të kompanisë. Deutsche Bank kishte thënë në Forumin Ekonomik Botëror në 2020-ën se synonte të ofronte tregtim të kriptomonedhave.

Tregjet kripto e kanë pasur të vështirë të rikuperojnë nga seritë e kolapseve të vitit të kaluar të firmave kripto, të cilat lanë investitorët me humbje të mëdha dhe shtynë ligjvënësit në mbarë botën të bëjnë thirrje për rregullim të tregut.

Disa banka, përfshirë Standard Chartered, BNY Mellon dhe Societe General ofrojnë kujdestari dhe ruajtje të kripto aseteve.

Tregi i kriptomonedhave sot vlerësohet me rreth 1.1 trilionë dollarë, ende shumë larg vlerës rekord prej 3 trilionë dollarë në 2021.

“Fokusi ynë nuk janë vetëm kriptomonedhat, por mbështetja e klientëve tanë në ekosistemin e aseteve dixhitale,” tha banka.

/PCWorld Albanian

Deutsche Bank do të ruajë kriptoasete të klientëve institucionalë
|