Publicisti Agon Maliqi ka publikuar dokumentin e propozuar nga Bashkimi Evropian në takimin e së enjtes mes kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe dy ndërmjetësve të BE-së.
Maliqi ka thënë se, sipas dokumentit të propozuar, Kosova do të fitonte përfundimisht njohjen defacto nga Serbia.
Paralelisht me krijimin e vetëmenaxhimit të serbëve do të bëhej njohja e dokumenteve dhe simboleve shtetërore mes palëve, ka analizuar Maliqi.
“Parelelisht me KRIJIMIN e ‘vetëmenaxhimit’ zhbëhen strukturat e Serbisë në Kosovë dhe bëhet njohja e dokumenteve dhe simboleve shtetërore. Miratohet plani i veprimit për zbatimin e marrëveshjeve paraprake dhe nga Kosova FORMALIZOHET statusi i kishës. Si rezultat i kësaj shkëmbehen misionet diplomatike dhe Serbia nuk e konteston anëtarësimin e Kosovës në ASNJË organizatë ndërkombëtare“, ka thënë ai.
Në propozimin e BE-së, kërkohet që të fillohet menjëherë me procesin e negociatave për Statutin e instrumentit të vetëmenaxhimit të serbëve të Kosovës , ndërkohë që krahas kësaj Serbia nuk insiston në përdorimin e fusnotës dhe që UNMIK të përfaqësojë Kosovën në nisma rajonale.
Më pas kërkohet finalizimi i negociatave për statutin e Asociacionit.
Tutje sipas propozimit të BE-së duhet vazhduar me nenin 3, ku palët nuk intervenojnë në punët e brendshme të secilës palë dhe përmbahen nga çfarëdo forme e dhunës dhe akti të kërcënimit me dhunë.
Pastaj kërkohet të vazhdohet me themelimin e Asociacionit dhe paralelisht duhet të shuhet strukturat paralele të Serbisë në Kosovë dhe tranzicioni i tyre, i përshtatshëm, nën instrumentin e vetmenaxhmit për serbët e Kosovës.
Shkrimi i plotë i Agon Maliqit:
Ky është propozimi i BE-së në takimin e djeshëm për rrjedhën e hapave në zbatimin e marrëveshjes, të cilin e ka pranuar Vuçiq dhe e ka refuzuar Kurti. Përmbajtja e tij është konfirmuar tashmë edhe nga mediat dhe nga BE. Mbetet e paqartë se përse kryeministri thotë se propozimi i tij ishte i vetmi.
Sipas planit të ndërmjetësuesve, me NISJEN e negociatave për statut të “vetëmenaxhimit” automatikisht hiqen fusnota dhe përfaqësimi i Kosovës me UNMIK.
Parelelisht me KRIJIMIN e “vetëmenaxhimit” zhbëhen strukturat e Serbisë në Kosovë dhe bëhet njohja e dokumenteve dhe simboleve shtetërore.
Miratohet plani i veprimit për zbatimin e marrëveshjeve paraprake dhe nga Kosova FORMALIZOHET statusi i kishës. Si rezultat i kësaj shkëmbehen misionet diplomatike dhe Serbia nuk e konteston anëtarësimin e Kosovës në ASNJË organizatë ndërkombëtare.
E kështu me rradhë.