“Publiku na ndihmoi”/ Krasniqi: Ne nuk dorëzohemi

featured
Press Online
09 Shtator 2023, 23:09

Sulmuesi Ermal Krasniqi ka thënë se përkrahja e “Dardanëve” ndihmoi ekipin e Kosovës për të arritur barazimin 2 me 2 me Zvicrën në eliminatoret për “Euro 2024”.

“E bëmë një ndeshje të madhe, por edhe përkrahja e publikut na ndihmoi shumë. Shpresoj të jap edhe më shumë dhe mund të jap më shumë. Është një ndjenjë shumë e mirë të luash para publikut tënd. Barazimi me Zvicrën është rezultat pozitiv. Nuk do të dorëzohemi edhe pse ka pak gjasa, në Rumani shkojmë për fitore”, ka thënë Krasniqi.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter