Partia në pushtet, LSDM antarsimin e vendit në BE e sheh si alternativë të vetme për një standart më të mirë të jetesës për qytetarët.
Bëjnë me dije se ata që po e pengojnë këtë process, njëkohësisht po pengojnë një jetë më të mirë për qytetarët dhe se kjo nuk guxon të lejohet.
Duke numëruar arritjet dhe të mirat që i vijnë qytetarëve nga eurointegrimi,nga kjo parti theksojnë se do të ketë rritje drastike të pagave, pensioneve dhe investimeve.
“Është e qartë se ata që po pengojnë përparimin në rrugën evropiane, po pengojnë paga më të larta, pensione dhe një jetë më të mirë për qytetarët.Ne kemi një mundësi reale, të përballueshme, me votën për Evropën dhe ndryshimet kushtetuese, të sigurojmë vazhdimësinë e integrimit evropian dhe një standard më të mirë jetese për qytetarët. Nuk duhet të lejojmë që të humbasim këtë historik, nuk guxojmë të futemi në pasiguri dhe izolim. Sepse ndërprerja e rrugës evropiane nënkupton edhe pasiguri ekonomike” – tha Darko Kaevski nga LSDM.
Nga VMRO-DPMNE theksojnë kjo Qeveri ka dështuar në të gjitha aspektet dhe se kështu nuk mund të jetë pjesë e BE-së.
“Me LSD dhe BDI për 6 vjet zhvillohet vetëm krimi. Me një qeveri kaq kriminale shteti nuk mund të shkojë drejt BE-së, nuk do të lëvizë as një milimetër. Duhen ndryshime.” – thuhet në Kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Pushteti siguron se shtetet që i janë bashkuar Unionit, në 5 vitet e para, kanë deri në 100 për qind rritje të pagave të punëtorëve të tyre.
Për fermerët dhe kompanitë hapet një treg deri në 500 milionë banorë dhe akses në fonde të ndryshme dhe të mëdha për mbështetje financiare, të cilat do të jenë 11 herë më të mëdha se mbështetja aktuale nga BE.



