Biletat në tregun e zi “fenomen” edhe në Zvicër, Blick: 500 euro për një biletë të ndeshjes Kosovë

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Biletat në tregun e zi kanë bërë bujë edhe në mediet zvicerane. Gazeta e madhe zvicerane, Blick, ka shkruar se biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër tashmë po shiten në tregun e zi dhe se çmimi i tyre shkon deri në 500 euro.

Kërkesa për biletë ishte e madhe, ndërsa ato janë shitur për pak minuta, pasi dolën në shitje nga FFK-ja.

FFK-ja ka thënë se biletat janë të personalizuara dhe hyrja në stadium nuk do të jetë e mundur me biletë të shitur në tregun e zi.

Por sipas Blick, kërkesat në tregun e zi janë shumë të mëdha. Kosova dhe Zvicra luajnë sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe është në kuadër të Grupit I.

Biletat në tregun e zi “fenomen” edhe në Zvicër, Blick: 500 euro për një biletë të ndeshjes Kosovë
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter