Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E mërkurë, 4 Tetor
TË FUNDIT:
  • Ia vodhi paratë babait, arrestohet një person në Malishevë
  • Qytetarët të zemëruar: Të njëjtat produkte, por çmim të ndryshëm “të garantuar” nga dyqani në dyqan
  • Liga e Kampionëve vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së dytë, vëmendja në Gjermani dhe Angli
  • Departamenti amerikan i Shtetit: Kemi vërejtur disa tërheqje të forcave serbe nga kufiri me Kosovën
  • Për Luizin ka vetëm një divë bukurie shqiptare dhe jo, nuk është Kiara (Foto)
  • Çfarë ndodh pas shkarkimit të kreut të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy?
  • Elvis Pupa ka dy fjalë për reagimin e Albano Bogdos
  • Tregtarët shmangin pagesat me kartelë për t’i ikur provizionit
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

Sulmuesit ndaj medias mund të ballafaqohen edhe me dënim me burg!

Press Online6 Shtator, 2023 OP/ED
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Sulmi ndaj dy kolegeve dhe kameramanit të Alsatit, si edhe pengimi i punës së gazetarit të TV 21, nuk janë thjesht sulme ndaj tyre personalisht, por janë sulme ndaj lirisë së fjalës dhe rrjedhimisht edhe demokracisë! Kush sulmon mediat, sulmon të drejtën e qytetarëve për informim të drejtë. Sulmi ndaj medias sipas legjislacionit parashikon edhe sanksione – burg deri më tre vjet. Nëse nuk zbatohet ligji do të trimëroheshin edhe shumë të tjerë që të sulmojnë gazetarët dhe këdo që punon në media.

Shkruan: ARTA TAHIRI

Era Gjakova dhe Sara Hoxha janë dy të reja të cilat në gazetari kanë hyrë me entuziazëm dhe vullnet të madh për të pasur perspektivë në këtë profesion. Ato janë të angazhuara në pjesën joinformative (jolajmore) të skemës programore të Televizionit Alsat.

Puna e tyre është në studio, por edhe në terren. Së bashku me kameramanin e Alsatit më 21 gusht të këtij viti kishin dalë të “nxjerrin bukën” në Çarshinë e Shkupit, por papritmas, së pari verbalisht, e më pas edhe fizikisht, u sulmuan nga një “berber”! E kemi vënë në thonjëza profesionin e tij, meqë ky profesion dhe shumë të tjerë në Çarshi i takojnë esnafit, ndërsa esnaf nënkupton një njeri të drejtë, të ndershëm dhe fisnik.

Gazetarët dhe kameramani u sulmuan duke zbatuar detyrat e tyre profesionale, duke tentuar të bëjnë punën e tyre, njësoj si ai “berberi”. Por ja që ai, në vend që të shihte punën e tij, pa kurrfarë motivesh u sul mbi gazetaret dhe kameramanin. Një sulm i neveritshëm, por edhe i frikshëm! Një sulm anticivilizues, antinjerëzor, antidemokratik, një sulm kundër fjalës së lirë, për të cilën lufta e mediave dhe gazetarëve së bashku me punonjësit tjerë mediatik në Maqedoninë e Veriut dhe kudo në Ballkan vazhdon.

Ne ishim mësuar me kërcënime, ka pasur edhe sulme ndaj gazetarëve nga politikanët, nga “të fortët” e biznesit, “të fortët” e nëntokës, “të fortët” e policisë e shumë “të fortë” tjerë, të veshur me pushtet politik ose fuqinë e parasë, por nuk ishim mësuar që sulmi të na vijë nga një qytetar, nga një pjesëtar i esnafit, i cili për shkak të këtij veprimi më nuk e meriton këtë titull.

Por, ky qytetar dhe cili do tjetër, pavarësisht nëse e ka ditur apo jo se sulmi ndaj një gazetari apo punonjësi mediatik (sipas nenit 386 të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, ndryshime që janë bërë nga Kuvendi aktual) konsiderohet sulm ndaj personit zyrtar, duhet ta dinë se puna dhe misioni i gazetarisë janë shumë humane, janë në funksion të zhvillimit të shoqërisë civilizuese dhe demokratike, në funksion të interesit publik.

Pavarësisht që edhe në mesin tonë ka keqpërdorues, ka lëngaraqë, “llapaçë” apo “çorbaxhi”, që për një qindarke shesin dinjitetin e tyre, por kjo nuk është arsye që t’i kujtohet kujtdo të çojë dorë mbi gazetarët e kameramanët.

Apo edhe të pengojë punën e tyre, siç i ndodhi kolegut Senat Zylbehari, i cili pengohej në detyrën e tij nga një person, pronar deponie. Edhe Senati, njësoj si kolegët e Alsatit, xhironin në hapësirë publike, nuk i kishin hyrë dikujt në hapësirë private. Pra, duhet ditur që mediat kanë të drejtë të xhirojnë, të fotografojnë, të bëjnë stendape nga hapësira publike dhe këtë askush nuk mund t’ua mohojë, si e drejtë e tyre themelore e punës, si e drejtë kushtetuese.

Nëse nuk pajtoheni me mënyrën si punojnë gazetarët dhe mediat, drejtohuni tek Këshilli i Etikës së Mediave me ankesë për ndonjë lajm, raport apo ndonjë përmbajtje tjetër gazetareske, paditni gazetarët edhe në gjyq po deshët. Nëse keni fakte, kritikoni në rrjetet sociale, reagoni tek vetë mediat me përgënjeshtrime (demante) apo kërkesa për ndreqje gabimi, ose edhe detyroni mediat tu kërkojnë falje, nëse jeni në të drejtë. Por, vetëm një gjë: dhunë mos përdorni! Sepse mund shkoni edhe në burg, e të qëndroni prapa grilave deri më 3 vjet.

Tani, është radha e institucioneve, sidomos e gjykatave. Ky është test për ta, të tregojnë se vallë ndryshimet ligjore do të mbeten në letër, apo do të zbatohen. Burgosja e gjithsecilit që sulmon fizikisht dhe ngre dorë mbi median, duhet të shërbejë si mësim i mirë se burgu e pret secilin që hamendet të sulmojë dhunshëm.

Shteti është në provim – do ta mbrojë lirinë e fjalës apo do të vihet në mbrojtje të dhunës!

(Autorja është redaktore e lajmeve në TV ALSAT)

@ Instituti për Media dhe Analitikë (IMA) 

Artikulli i mëparshëmBritania e Madhe do të shpallë Wagner-in grup terrorist
Artikulli tjetër Pas ndarjes nga vëllai i Arbër Hajdarit, Beniada largohet nga Shqipëria?

Lajme të ngjashme

OP/ED 3 Tetor, 2023

Edhe unë do të bëja një intervistë me Gordana Jankulloskën!

OP/ED 1 Tetor, 2023

Arsimi në gjuhën shqipe në Veles: Si u gjallëruan përsëri narrativët etnocentrikë në media?

OP/ED 1 Tetor, 2023

Midis Perëndimit dhe Rusisë

OP/ED 28 Shtator, 2023

Lloga demanton Alternativën për ndryshimet në Kodin Penal

OP/ED 25 Shtator, 2023

Bashkësia ndërkombëtare (një pjesë e saj) po e flijon stabilitetin e Kosovës për rehatinë e kolltukut të Vuçiqit!

OP/ED 25 Shtator, 2023

“Luftë e vogël” njëditore në Kosovë: Trafik i dendur i dezinformatave dhe propagandës

SHOWBIZ

Për Luizin ka vetëm një divë bukurie shqiptare dhe jo, nuk është Kiara (Foto)

Elvis Pupa ka dy fjalë për reagimin e Albano Bogdos

Këto tre emra përfliten si banorët e parë të “BBVK”!

TË FUNDIT

Ia vodhi paratë babait, arrestohet një person në Malishevë

4 Tetor, 2023

Qytetarët të zemëruar: Të njëjtat produkte, por çmim të ndryshëm “të garantuar” nga dyqani në dyqan

4 Tetor, 2023

Liga e Kampionëve vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së dytë, vëmendja në Gjermani dhe Angli

4 Tetor, 2023

Departamenti amerikan i Shtetit: Kemi vërejtur disa tërheqje të forcave serbe nga kufiri me Kosovën

4 Tetor, 2023

Për Luizin ka vetëm një divë bukurie shqiptare dhe jo, nuk është Kiara (Foto)

4 Tetor, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.