Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E mërkurë, 4 Tetor
TË FUNDIT:
  • Elvis Pupa ka dy fjalë për reagimin e Albano Bogdos
  • Tregtarët shmangin pagesat me kartelë për t’i ikur provizionit
  • Spasovski: Mickoski nuk mund ta kuptojë se si është të kesh qëndrim
  • Pakistani detyron 1.7 milion afganë të largohen nga shteti
  • “Shitje të armëve”- Prokuroria e Beogradit del me njoftim për Radojiçiqin, tregon për çka po hetohet
  • Tetovë, nuk ka kushte për personat me nevoja të veçanta
  • Moti sot në Maqedoninë e Veriut
  • Polonia dhe Republika Çeke forcojnë kontrollet kufitare
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

Integrim para anëtarësimit – ndryshimi i qasjes “gjithçka ose asgjë”

Press Online3 Shtator, 2023 OP/ED
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Kolumnë e ministrit Bujar Osmani

Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, veçanërisht në raport me Ballkanin Perëndimor, dekada me radhë ka qenë subjekt i retorikës së fuqishme, i premtimeve dhe i zhgënjimeve.

Për shumicën, zhgënjimet rrjedhin nga aderimi i ngadalshëm shumëvjeçar në BE, që thjeshtësuar mund të shprehet me moton “gjithçka ose asgjë”. Që do të thotë se, gjatë kësaj rruge të gjatë duhet t’i plotësojmë të gjitha kriteret dhe deri atëherë nuk do të ndjejmë shumë benefite për vendin. Kjo paradigmë “gjithçka ose asgjë” u ofron pak ngushëllim atyre shteteve që kalojnë vite, madje dekada, me sytë e tyre drejt anëtarësimit, duke kryer punën e mundimshme, por duke mos i ndjerë përfitimet der në fund. Prandaj, kjo qasje duhet të ndryshohet në një aderim gradual dhe progresiv në BE, në mënyrë që të mundësohet që progresi i një vendi të marrë shpërblimin e merituar menjëherë.

Për vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor, rruga drejt anëtarësimit në BE shpesh duket si një punë prej Sizifi: e gjatë, e paparashikueshme dhe përplot me pengesa të panumërta. Duket sikur caku final vazhdimisht po lëviz, e ndërkohë prej këtyre vendeve po kërkohen kompromise të dhimbshme pa pothuajse asnjë shpërblim të prekshëm deri në fund. Efektet më së shumti i ndjejnë qytetarët e tyre. Të mbetur në dhomën e pritjes para dyerve të BE-së, ata zhgënjehen, gjë që i bën lehtë subjekt të ndikimeve malinje dhe agjendave anti-BE. Në mënyrë të ngjashme, BE-ja po ballafaqohet me paradoksin e frikës së saj: frikën e integrimit të anëtarëve të rinj, së bashku me frikën e humbjes së këtyre shteteve nga sfera e saj e ndikimit dhe implikimet gjeopolitike pasuese.

Megjithatë, shpresa shfaqet në formën e një paradigme të re: “Integrimi përpara anëtarësimit”.

Në vend të procesit të anëtarësimit binar, kjo qasje e rishikuar, u lejon vendeve kandidate të fillojnë t’i përjetojnë gradualisht përfitimet e integrimit, duke u bazuar në përmbushjen e kritereve të caktuara, por shumë kohë përpara se të fitojnë statusin e anëtarësimit të plotë. Ky tranzicion do të thotë se kandidatët mund t’i ndjejnë përfitimet fillestare nga sistemet ekonomike, sociale dhe politike të BE-së dhe të kontribuojnë përpara se të zyrtarizohet anëtarësimi.

Për Ballkanin Perëndimor, një qasje e tillë ofron përfitime të shumëfishta:

* Përfitim konkret me efekt të menjëhershëm: duke shijuar përfitimet e integrimit përpara anëtarësimit formal, qasja në fonde, lëvizshmëria, qasja në tregun e BE-së, etj. do të ul zhgënjimin tek qytetarët dhe do të jetë një mbrojtje më e fortë ndaj ndikimeve të jashtme me shenjë anti-BE.

* Stimulimi politik: Liderët politikë mund t’i dëshmojnë rezultatet e prekshme gjatë mandatit të tyre, duke siguruar harmonizim të qëndrueshëm me standardet e BE-së.

* Ndërtimi i besimit: Qasja në faza lejon një integrim më të natyrshëm, duke i lejuar BE-së dhe vendeve kandidate të krijojnë lidhje më të thella besimi.

Për BE-në, një qasje e tillë ofron:

*Reduktim të rrezikut: Aftësi për vlerësim progresiv të harmonizimit dhe të përkushtimit të shteteve kandidate.

* Efikasitet operacional: nuk e rëndon në mënyrë shtesë funksionalitetin e BE-së në kushtet e një besimi ende të pandërtuar plotësisht.

Një parakusht kryesor i kësaj paradigme është që të mos jetë një alternativë e anëtarësimit të plotë. Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk meritojnë asgjë më pak. Zhvillimet e fundit i japin peshë kësaj perspektive. Njoftimi i Presidentit të Këshillit Evropian në Bled të Sllovenisë ku thuhet se BE-ja duhet të përgatitet për zgjerim deri në vitin 2030, jep shpresë të re. Ai thekson se kjo qasje e rishikuar nuk është një alternativë ndaj anëtarësimit të plotë, por një proces shpërblyes përgjatë rrugës drejt BE-së. Në thelb, zhvendosja e fokusit nga anëtarësimi përfundimtar në procesin e vazhdueshëm të integrimit është një zgjidhje e favorshme win-win. Ai është në favor të një procesi me qasje të papengueshme, më të dobishme dhe më pak frustruese për të gjithë të përfshirët.

Të ballafaquar me realitetin e ndryshueshëm gjeopolitik, me theks të veçantë mbi agresionin brutal kundër Ukrainës, BE-ja dhe Ballkani Perëndimor janë në një moment kritik. “Integrimi para anëtarësimit” nuk është thjesht një alternativë; është një domosdoshmëri, duke siguruar që BE-ja të mbetet gjithëpërfshirëse, e begatë dhe, mbi të gjitha, e bashkuar në diversitetin e saj. Dhe, kur BE-ja thotë se duhet reformuar, nuk duhet kuptuar këtë si krijim të pengesave të reja për zgjerim, por përkundrazi – krijim të kushteve që do t’i mundësojnë që së shpejti të na kenë anëtarë të rinj.

Artikulli i mëparshëmRreth 30 mijë refugjatë ukrainas në Maqedoni
Artikulli tjetër Përplasjet mes Sofjes dhe Shkupit ulin numrin e turistëve mes dy vendeve

Lajme të ngjashme

OP/ED 3 Tetor, 2023

Edhe unë do të bëja një intervistë me Gordana Jankulloskën!

OP/ED 1 Tetor, 2023

Arsimi në gjuhën shqipe në Veles: Si u gjallëruan përsëri narrativët etnocentrikë në media?

OP/ED 1 Tetor, 2023

Midis Perëndimit dhe Rusisë

OP/ED 28 Shtator, 2023

Lloga demanton Alternativën për ndryshimet në Kodin Penal

OP/ED 25 Shtator, 2023

Bashkësia ndërkombëtare (një pjesë e saj) po e flijon stabilitetin e Kosovës për rehatinë e kolltukut të Vuçiqit!

OP/ED 25 Shtator, 2023

“Luftë e vogël” njëditore në Kosovë: Trafik i dendur i dezinformatave dhe propagandës

SHOWBIZ

Elvis Pupa ka dy fjalë për reagimin e Albano Bogdos

Këto tre emra përfliten si banorët e parë të “BBVK”!

Jo, nuk është Kiara! Për Luizin, kjo vajzë është ‘diva e bukurisë’

TË FUNDIT

Elvis Pupa ka dy fjalë për reagimin e Albano Bogdos

4 Tetor, 2023

Tregtarët shmangin pagesat me kartelë për t’i ikur provizionit

4 Tetor, 2023

Spasovski: Mickoski nuk mund ta kuptojë se si është të kesh qëndrim

4 Tetor, 2023

Pakistani detyron 1.7 milion afganë të largohen nga shteti

4 Tetor, 2023

“Shitje të armëve”- Prokuroria e Beogradit del me njoftim për Radojiçiqin, tregon për çka po hetohet

4 Tetor, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.