Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E mërkurë, 4 Tetor
TË FUNDIT:
  • Polonia dhe Republika Çeke forcojnë kontrollet kufitare
  • Avokati i Radojiçiqit: S’ka prova kundër tij, veç shkrimeve në media e videove
  • Mediumi boshnjak: Radoiçiq sivjet vetëm një herë ka shkelur në Bosnjë, s’ka të dhëna se ka blerë armë
  • Deklaratë skandaloze e gazetarit Xhunga: Edhe një mijë Adem Jasharë po të ishin, Kosova do ishte territor i Serbisë
  • Rama: Me ndihmën e Inteligjencës Artificiale do rishohim të gjitha VKM-të
  • Rishikimi i çmimeve të referencës, Ibrahimaj: Për lejet që janë në proces ndërtimi nuk ka ende një rregullim
  • Berisha dhe Bardhi, mbledhje të përbashkët me deputetët demokratë në Kryesinë e Kuvendit
  • Përurohet godina e re e Taksave dhe Tarifave Vendore të Tiranës, Veliaj: Bashkia e Tiranës me numrin më të madh të aseteve publike
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

“Diktati” i Shkupit!

Press Online3 Shtator, 2023 OP/ED
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Nga: Destan JONUZI

“Diktati bullgar”, “planet” e Evropës dhe botës për të thyer “stoicizmin” e Mickoskit janë pjesë e fjalorit me të cilin VMRO-ja përpiqet të arsyetojë qëndrimin e saj kundër ndryshimeve kushtetuese, e me këtë edhe qëndrimin e saj kundër heqjes së pengesave në udhëtimin e vendit drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Në këtë drejtim, nëse shkojmë sipas logjikës së Mickoskit, dhe kundërshtimit të tij, bllokimi i perspektivës euroatlantike të shtetit mund të parapëlqehet si “diktat”.

Shumica e qytetarëve, pa dallim etnike, fetare apo përkatësie tjetër, janë për integrimin e shtetit, ndërsa për shkak të “diktatit” të Mickoskit pengohen të përfitojnë nga të mirat e integrimit dhe shteti nuk mund të realizojë përcaktimin e saj strategjik.
Si “luftë”, pra, një betejë politike është krejtësisht e palogjikshme, por edhe një lëvizje e paarsyeshme politike, gjeopolitike dhe gjeostrategjike!

Çdo dështim i amendamenteve kushtetuese dhe rrjedhimisht i rrugëtimit drejt BE-së, do të rrisë ambiciet e shfrenuara të Rusisë për ndikim në Maqedoninë e Veriut, do të zhvlerësojë ekonominë, do të prishë ekuilibrin e marrëdhënieve të mira ndëretnike, ndërkohë që SHBA-të dhe vendet e fuqishme të BE-së do fillojmë të na shohin si një vend që nuk është partner serioz…

Bullgaria nuk shihet më si një vend që e pengon Maqedoninë e Veriut që të fillojë negociatat për anëtarësim, por vet Mickoski “qëllon veten në këmbë”, ai dhe VMRO, në mënyrë arbitrare dhe për shkak të “diktatit” të tyre të pakuptueshëm dhe të panevojshëm, “qëllojnë në zemër” – të ardhmen dhe perspektivën e vendit.

Mund edhe të “vrasin” shpresën për një moment! Por ata nuk mund të varrosin përcaktimin strategjik pro-BE dhe pro-amerikan të qytetarëve të këtij vendi!

Mickoski dhe “diktati” i tij nuk japin argument se kundërshtimi i tyre është çështje ideologjike, por se janë (pa)përgatitur të jenë përgjegjës për të ardhmen euroatlantike të shtetit.

Është i verbër, i hutuar dhe me çdo kusht mendon se me këtë “diktat” mund të kthehet në pushtet! Populizmi, nacionalizmi, qëndrimet anti-perëndimore dhe anti-shqiptare janë vetëm një justifikim propagandistik.

Ndaj, do të ishte mirë që forcat përparimtare në partinë e Mickoskit ta ndihmonin kryetarin e tyre që në këto momente serioze gjeopolitike pas agresionit rus në Ukrainë ta heqë qafe këtë “diktim” infantil dhe të reflektojnë për të ardhmen e të gjithëve!(Frontline)

Artikulli i mëparshëmProduktet nga Maqedonia e Veriut i zëvendësojnë ato serbe në Kosovë
Artikulli tjetër Shalenberg: BE-ja nuk duhet t’i anashkalojë vendet e Ballkanit Perëndimor

Lajme të ngjashme

OP/ED 3 Tetor, 2023

Edhe unë do të bëja një intervistë me Gordana Jankulloskën!

OP/ED 1 Tetor, 2023

Arsimi në gjuhën shqipe në Veles: Si u gjallëruan përsëri narrativët etnocentrikë në media?

OP/ED 1 Tetor, 2023

Midis Perëndimit dhe Rusisë

OP/ED 28 Shtator, 2023

Lloga demanton Alternativën për ndryshimet në Kodin Penal

OP/ED 25 Shtator, 2023

Bashkësia ndërkombëtare (një pjesë e saj) po e flijon stabilitetin e Kosovës për rehatinë e kolltukut të Vuçiqit!

OP/ED 25 Shtator, 2023

“Luftë e vogël” njëditore në Kosovë: Trafik i dendur i dezinformatave dhe propagandës

SHOWBIZ

Këto tre emra përfliten si banorët e parë të “BBVK”!

Jo, nuk është Kiara! Për Luizin, kjo vajzë është ‘diva e bukurisë’

Ç’ndodhi?! Konkurrentja e ‘DWTS’ flet nga spitali për ‘fitoren’

TË FUNDIT

Polonia dhe Republika Çeke forcojnë kontrollet kufitare

4 Tetor, 2023

Avokati i Radojiçiqit: S’ka prova kundër tij, veç shkrimeve në media e videove

4 Tetor, 2023

Mediumi boshnjak: Radoiçiq sivjet vetëm një herë ka shkelur në Bosnjë, s’ka të dhëna se ka blerë armë

4 Tetor, 2023

Deklaratë skandaloze e gazetarit Xhunga: Edhe një mijë Adem Jasharë po të ishin, Kosova do ishte territor i Serbisë

4 Tetor, 2023

Rama: Me ndihmën e Inteligjencës Artificiale do rishohim të gjitha VKM-të

4 Tetor, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.